Drogë me avion drejt Italisë, ’75 vite burg për grupin e trafikantëve’, mes tyre një biznesmen

565
Transportonin me avionë ultra të lehtë drogë nga Shqipëria drejt Italisë, të pilotuar nga një person me profil të ulët.

Por, efektivët e antidrogës në Torino të Italisë kanë zbuluan bandën, që ka eksportuar 76 kg marihuanë drejt Italisë, duke arrestuar 5 persona, shqiptarë e italianë.

Siç raportojnë mediat lokale, prokurori Antonio Rinaudo, i cili ka drejtuar hetimin, i kërkuar gjykatës së Torinos, në përfundim të aktakuzës, rreth 75 vite burgim për të pandehurit, (identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur). Për kreun e grupit, një italian, është kërkuar dënimi më i lartë, me 24 vite burg.

Ndërsa për krahun e tij të djathtë, prokurori ka kërkuar 20 vite burg, ndërsa 10 vite e 8 muaj burgim plus 25 mijë euro gjobë ka kërkuar për pilotin. Të dy italianë.

Për pjesëtarët shqiptarë të grupit, të cilët janë 2, drejtësia kërkoi 8 vite e 20 mijë euro dhe 11 vite e 30 mijë euro për secilin.

Vendimi pritet këtë muaj.

Avioni, i llojit “Dynamic” ishte fshehur në një magazinë përdorej për transportin e sasive të mëdha të marijuanës.

Droga merrej të Shqipëri dhe më pas avioni nisej për në Gattinara, në provincën e Vercelli-t, e më tej droga shpërndahej në të gjithë rajonin e Piemontes. 

Të pandehurit akuzohen për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Mes tyre është një pronar i një restoranti në liqenin “Maggiore” (Itali).
Sigal