Drogë e madhe në Sarandë, një i arrestuar…

653
Sigal

Policia ka bllokuar në Qafën e Gjashtës në Sarandë një autokamper, i cili drejtohej nga një turist italian.

Burime të besueshme kanë bërë me dije se, të nisur nga dyshimet e mjetit agjentët e policisë kanë bërë shoqërimin e automjetit në pikën kufitare të Kakavijës për ta kaluar në skaner.

Pas verifikimeve rezultoi se në tavanin e autokamperit ishte fshehur plot 383 kg kanabis, si dhe 96 kg në formë çokollate.

Policia ka vënë në pranga shtetasin italian, Vito Baruceli. Policia ende nuk ka dhënë detaje apo informacione në lidhje me këtë sasi te kapur vetëm mbrëmjen e sotme.