Drogë drejt Malit të Zi – Kapet 14.5 kg kanabis në Muriqan, arrestohen shpërndarësit

535
Sigal

Sekuestrohen 14.5 kg kanabis në pikën kufitare të Muriqanit. Në prangat e policisë ka përfunduar 24-vjeçari italian, Lorenzo Pratti.

“Më datë 26.12.2016 në Pikën Kufitare në Muriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetit tip “Audi” me targa DE 090 AT, me drejtues dhe pronar shtetasin e arrestuar, Shërbimet e Policisë kanë dyshuar se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike.Menjëhere Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm të automjetit ku u gjetën 54 pako me peshë 14.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis-sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.