Droga, Tahiri: Berisha asgjësoi 7.5%, ne 99.2%

633
TIRANE – Ka nisur ne pallatin e Kongeseve konferenca e prezantimit te rezultateve te luftes te qeverise kunder droges. Ministri i Puneve te Brendshme Saimir Tahiri i cili celi kete konference zgjodhi te flase me shifra, kur tha se dhe tete vitet e qeverisjes Berisha te mbledhura bashke nuk kalojne rezultatet e luftes kunder droges ne vetem dy vitet e fundit.
Nderkohe dje kryeministri Edi Rama paralameroi, se nga kjo konference do te flase me prova dhe fakte kpërballë lumit të akuzave të opozitës se qeveria është e lidhur me trafikun e drogës, e veçanërisht ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri të cilit demokratët i kërkojnë të dorëhiqet. “Të gjithë do të mund të shohin se kush e ka lejuar dhe kush e ka luftuar drogën në Shqipëri”, – shkruante kryeministri Edi Rama ne Facebook.
Në kete konference do te mbajë edhe drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako e ku pjesëmarrës do të jenë dhe ambasadorë të akredituar në vendin tonë.
Tahiri: Qeveria Berisha asgjesoi vetëm 7.5 % të hektarëve të drogës, ne 99.2 %
“Mendoj se është lajmë më i mirë kur kapet një sasi drogë nga policia sesa kur nuk kapej fare, e për rrjedhojë nuk kishte as lajm as debat, shto këtu dhe akuzat e opozitës për ministrin, kryeministrin, policinë, aq sa duket se qenka më kollaj të mos e luftosh fare drogën se kështu nuk ka lajm. Por ne kemi zgjedhur një tjetër rrugë, duke besuar se kostot nga lajmet e përditshme të lajmeve të asgjësimit të drogës janë më të vogla sesa të mos bërit asgjë.
Janë statistikat zyrtare, të dhënat e Guardia di Finanzia edhe statistikat e konfirmuara në çdo kohë të policisë së shtetit, në luftën që veç kriminelëve kishin pas edhe të shkuarën që kemi lënë pas.
Në vitin 2013 – 323 hektarë sipërfaqe u kultivua me drogë (të indetifikuara nga fotografimi i Guardia di Finanzia
Vetëm 7.5 % e tyre u shkatërruan.
Në vitin 2015 – 44 hektarë sipërfaqe e kultivuar (8 herë më pak se ajo e mbjellë në vitin 2013)
U shkatërruan 99.2 % e sipërfaqeve
Nga shtatori janë shkatërruar 94.7 % më shumë drogë se tetë vitet e qeverisë së kaluar të mbledhura së bashku.
Numri i autorëve të identifikuar vetëm këtë vit është ende më i madh sesa numri i autorëve të identifikuar në 8 vitet e shkuara.
Numri it ë ndalurve është më i lartë se të gjithë të ndaluarit dhe të arrestuarit gjatë tetë viteve të qeverisjes së shkuar”.
Lufta jonë me drogën fillon nga vetja, ndaj punonjësve të policisë që punojnë me trafikantët
Që kur kemi ardhur në detyrë janë 721 punonjës policie me procedime,
18 % e gjithë trupës së policisë së shtetit i janë nënshtruar procedimeve dhe dënimeve qëkur ne kemi filluar detyrën.
Pavarësisht akuzave të opozitës, sa herë arrestohet ndonjë punonjës policie i përfshirë në vepra penal ene zgjedhim të vazhdojmë këtë rrugë, duke luftuar fillimisht brenda radhëve të policisë për të pasur rezultate solide në luftën kundër krimi. 
Më i “shigjetuari” nga sulmi i PD-së ka qenë ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.
Për demokratët intervista e ish-shefit të Antidrogës në arrati për dekonspirim të operacioneve të policisë, u kthye në “provën” e tyre më të fortë se Tahiri është i lidhur me trafikun e drogës dhe për këtë arsye duhet të dorëhiqet. Vetë ministri Tahiri i dha përgjigje këtyre akuzave nga salla e Kuvendit në këtë sesion të ri parlamentar, duke thënë ndër të tjera se historia e treguar nga Dritan Zagani dhe që e përfshin atë në trafik, është e sajuar me qëllimin që ish-oficeri të mund të përfitojë azilin politik. 
Dita e neserme do te jete hera e pare qe shefi i mazhorances pergjigjet perballe ketyre akuzave.
Sigal