Droga “rilindja” nuk po mbaron, mësyn kufijtë e fqinjëve me karvane gomonesh e makinash

509
Dritan BORSHI
Arrestimi dy ditë më parë, i dy drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, konfirmon realitetin që jo vetëm kultivimin, por edhe lejimin dhe trafikun e drogës nga deti, toka dhe ajri e mbron dhe e mbështet me lëvizje të lirë Policia e Shtetit në çdo qark, mbasi është biznes i krerëve të lartë të kupolës së “Rilindjes”, me të ardhurat e të cilit do të garatohen votat e 18 qershorit
Mbi 80% e ngarkesave që nisen drejt Italsië Greqisë, Maqedonisë, Kosovës e Malit të Zi lejohen të kalojnë me urdhër të shefave të policisë, por edhe nuk kapen e nuk raportohen kur kapen, ose kur ka sinjalizime, mbasi shumica janë “mall” i shefave të policisë dhe krerëve të lartë të “rilindjes” 
Policia e shtetit nuk e ndalon më trafikun e drogës “Made in Rilindja”, duke e lënë të lirë të përpunohet, paketohet, transportohet dhe të shitet në tregun vendas e të huaj, me “stacion” fillestar vendet fqinje me Shqipërinë, si Italinë, Greqinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Malin e Zi. Përditë ka lajme për kapje droge në vendet fqinje, të transportuar nga Shqipëria. Mbjellja e hashashit, u bë në afro 80% të territorit të vendit jo vetëm në tokat bujqësore, por edhe në kodra, male, pyje e përrenj, Kultivimi ishte një skemë e ndërtuar dhe e zbatuar me produktivitet prej shefave të “rilindjes” e cila edhe vilte të ardhurat prej këtij biznesi. përditë po vërtettoeht fakti, që mbrojtës të këtij biznesi droge në Shqipëri ishin dhe janë shefat e policisë, që siç është deklaruar e kishin dhe e kanë “racionin” 30% të çdo rrënje bime e të çdo kilogrami të kejuar , për të cilën deklaroni se ua jepnin shefave të tyre në Tiranë! Burimet policore italiane, po kështu kanë njoftuar se kanë të dhëna te faktuara për një rrejt trafiku droge nga Shqipëria, të lejuar na policia shqiptare, të instaluar në vijën kufitare bregdetare shqiptare por edhe kufirin tokësor, në pritje të transportit të sasive të gatshme të lëndës narkotike! Vetëm policia shqiptare nuk e shikon dhe nuk e kap dot këtë trafik droge masiv e në sasi të maëdha që bëeht përditë, nje pjesë e të cilës kapet nga polcitë në vendet fqinje! Sot po publikojmë disa lajme të orëve të fundit, që se policitë fqinje po kapin përditë sasi të shumta droge, prodhim shqiptar që lejohet të transportohet nga policia shqiptare.
Sigal