Droga në Llakatund, burg për 8 të arrestuarit, lirohet inspektori i policisë

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 8 nga 9 të arrestuarit në fshatin Drithas, ku pak ditë më parë u sekuestruar një asi e madhe droge. 
Trupi gjykues ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për 8 të arrestuarit, ndërsa për inspektorin e policisë “detyrim paraqitje”.

Konkretisht, arresti ka prekur shtetasit: 

Lirim Lamaj, 49 vjeç, inspektor në komisariatin e policisë së Vlorës;
Astrit Lamaj (vëllai i Lirim Lamaj), 37 vjeç, banues në fshatin Drithas; 
Balil Gjata, 69 vjeç, banues dhe kryeplak i fshatit Drithas;
Myzafer Tushaj, 66 vjeç, banues në fshatin Drithas;
Ervin Tushaj, 42 vjeç, banues në fshatin Drithas;
Rakip Arapaj, 58 vjeç, banues në fshatin Drithas;
Kudret Tushaj, 71 vjeç, banues në fshatin Drithas;
Elion Tafili, 43 vjeç, banues në fshatin Llakatund. 

Ndërkohë, për inspektorin tjetër të policisë, Avdyl Sinanaj, i akuzuar për shpërdorim detyre në cilësinë e efektivit të zonës, është vendosur “detyrim paraqitjeje”. 

15 ton drogë u sekuestruan nga ana e policisë 3 ditë më parë në Vlorë.