Dritëro Agolli: Heshtja

1365
Sigal

Për të gjithë ata,që  për heronjtë dhe dëshmorët kujtohen kur ua do protokolli zyrtar….

Lexoni Dritëro Agolli Sot me 29 nëntor 2019

Dritëro Agolli

Heshtja

S’ka heronj,

heronjtë i përzumë me lavdi

përditë i nanuritëm dhe me lajka

dalëngadalë i vumë një nga një

në prehje dhe në gjumë.

 

S’ka heronj,

heronjtë u mërzitën,

prisnin ëndrrat,

ëndrrat u vonuan duke pritur

heshtën e dremitën

dhe në nina-nana u kënduam.

 

Ç’digjeni nga malli për heronjtë?!

kushedi kur kthehen nga kjo anë

Ç’i kërkoni?

Pritja është e kotë

S’ka heronj, tani ka pehlivanë!