Dritëro Agolli shtrohet me urgjencë në spital, ja si është gjendja e tij

524
Mosha po e mund shkrimtarin e madh, Dritëro Agolli, i cili po kalon ditë të vështira. Para tre ditësh ai është shtruar me urgjencë në sanatoriumin e Tiranës për shkak të një komplikacioni që ka patur në rrugët e frymëmarrjes. Agolli e ka refuzuar shtrimin në spital pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore por me insistimin e mjekëve dhe familjarëve të tij, shkrimtari i madh është bindur të shtrohet në sanatorium për të marrë një përkujdesje më të specializuar nga mjekët. Prej kohësh ai ka shfaqur një shëndet të dobët, ç’ka e ka detyruar të marrë oksigjen me hundë në rrugë artificiale.
Bashkëshortja e tij, Sadije Agolli ka pohuar se “Dritëroi tani është mirë dhe nën kujdesin e mjekëve, asgjë për t’u shqetësuar”, është shprehur ajo.
Sigal