Dritan Leli: Banorët pranë Vjosës të jenë të përgatitur, bashkia në terren për masa

561
Sigal

Kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli që prej orëve të para
të mëngjesit është gjendur në zonën e Novoselës ku lumi Vjosë është duke dal
nga shtrati. Pas inspektimit në zonë ku është ndjekur rritja e nivelit të lumit
ka ndjekur punimet për masat që janë duke marrë për të paraprirë një situatë
problematike që mund të vij si pasojë e daljes së lumit.

 


bashku me gatishmërinë për lumin janë duke u kryer dhe pastrimi i disa kanaleve
të cilat nuk ishin prekur prej vitesh një prej shkaktarëve të mos tërheqjes së
ujit. Leli është shprehur se niveli i lumit është në rritje edhe pse me ritme
jo te shpejta bazuar te informacionet e marra nga zona e Gjirokastrës dhe
Tepelenës për reshjet e shiut të cilat vazhdojnë. Leli ka apeluar për marrjen e
masave nga banorët e zonës si në bagëti dhe banesa dhe të jenë të përgatitur
për çdo situatë.

Pas
vizitës pranë urës së Mifolit ka inspektuar grykëderdhjen e Vjosës ku është
konstatuar se deti i në disa ballë ndikon akoma më shumë në përkeqësimin dhe
rrezikun e daljes së lumit nga shtrati ndërkohë që ka vënë në gatishmëri gjithë
strukturës e bashkisë dhe ish-komunës për çdo situatë emergjente që mund të
krijohet.