Dridhet toka, lëkundje tërmeti në Kukës e Tiranë. Sa ballë ishte

733
Mëngjesin e sotëm në vendin tonë janë ndjerë lëkundje të lehta tërmeti. Lajmi bëhet i ditur nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.
Sipas të dhënave, tërmeti me magnitudë 3 ballë, është ndjerë pak pas orës 7:30 të mëngjesit të kësaj të shtune në verilindje të Shqipërisë.


Epiqendra ka qenë në Kurbnesh, ndërsa lëkundja është ndierë edhe në Kukës e Tiranë.
Fatmirësisht nga tërmeti nuk raportohen dëme apo të lënduar në njerëz.
Sigal