Drejtuesit u vërsulen fondeve të mbetura, “thes” me 2150 tenderë të sajuar “dhurata” për Vitin e Ri

763
Vjollca KUTA
Çdo procedurë kryhet me urgjencë e pa të dhëna sipas ligjit, 40% tenderëve do të zhvillohen në datat 30-31 dhjetor 2017
Afrimi i Vitit të Ri, përveç pamjeve festive që po zbukurojnë qendrat e qyteteve, ka si “dekor” edhe babëzinë e heshtur të drejtuesve shtetërorë të çdo niveli, veprimtaria e të cilëve në këto ditë të fundit të vitit, po shoqërohet me ofensivën e shfrenuar të tyre, për të zhvatur sa më tepër nga fondet publike, duke përdorur si “maskë mbrojtëse”, një të drejtë ligjore me termin “tender”, por që realisht janë abuzime financiare të paramenduara, në bashkëveprim me vartësit e tyre që bëjnë pazaret e firmosin letrat zyrtare dhe me subjektet private, që paracaktohen si fitues të këtyre tenderëve. Gazeta “Telegraf”, po vazhdon edhe sot, publikimin këtyre abuzimeve, të cilët duhen ndaluar, anuluar dhe çuar para ligjit. 
TIRANË/Bashkia, tender 120 milionë lekë për “Fletë-Hyrje” në parking
TIRANA PARKING 
1. Procedura e prokurimit: Procedurë e Hapur, e zgjedhur në bazë të nenit 29, pika 2 dhe nenit 30 pika
1 të Ligjit nr. 9643 date 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, si dhe Kreut IV, Neni 33, pika 1 të VKM nr. 914 datë 29.12.2014 “Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”.
2. Përshkrim i shkurtër i kontratës:Qëllimi i kontratës është“Prodhim të dokumentacionit specifik
(karta rezidenti)”.
3. Fondi limit total : 10,355,600 (dhjetë milionë e treqind e tridhjetë e pesëmijë e gjashtëqind )lekë pa TVSH.
4. Burimi i Financimit: Buxheti i Tirana Parking, miratuar me VKB- në Nr. 84 datë 29.12.2016.
5. Kohëzgjatja e kontratës: 20 (njëzet) ditë, duke nisur nga data e lidhjes së kontratës.
6. Data e zhvillimit të procedurës së prokurimit:30.11.2017, ora 11:00.
7. Publikime të mëparshme (nëse zbatohet): Buletini i Njoftimeve Publike dt. 30. 10. 2017, nr.43.

SPITALI SHKODËR/Më 31 dhjetor 2017, tender 11 milionë lekë, për.. 1 tra hyrjeje
1. Procedura e prokurimit: Kërkesë me Propozim
2. Përshkrim i shkurtër i kontratës: “Furnizim vendosje trarë rrugorë (elektronik) për Spitalin Rajonal Shkodër: 3 copë, 
3. Afati i zbatimit nga data e lidhjes së kontratës, deri me 31.12.2017]
4. Kriteret e përzgjedhjes së fituesit: Çmimi më i ulët, oferta ekonomikisht më e favorshme
5. Njoftojmë se, kane qenë pjesëmarrës në procedure këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara:
6..Vlera 2 294 300 (dy milionë e dyqind e nëntëdhjetë e katër mijë e treqind) lekë pa TVSH.
(me numra dhe fjalë)

Enti Rregullator i Energjisë, merr “energji” nga festat, tender 180 milionë lekë për bileta avioni
RREGULLATOR I ENERGJISË
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Enti Rregullator i Energjisë
2. Adresa Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga: “Viktor Eftimiu”, Tiranë, Tel/Fax ++355 4 2269590 / ++355 4 2258066, E-mail [email protected]
3. Lloji i procedurës: Procedurë e hapur (marrëveshje kuadër)
4. Objekti i marrëveshjes kuadër: “Blerje bileta udhëtimi për transport ajror”
5. Fondi limit: 18.000.000 Lekë (tetëmbëdhjetë milion) vënë në dispozicion nga të ardhurat e
ERE-s.
6. Vlera totale përfundimtare e kontratës (duke përfshirë lotet dhe opsionet):
Vlera 18.000.000 lekë (me TVSH) Monedha Lekë
7. Data e lidhjes së kontratës: 11.12.2017

PEQIN/Bashkia, tender 26 milionë lekë zhavorr lumi, që e ka në administrim vetë
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Bashkia Peqin
2. Adresa Bulevardi “Mustafa Gjinishi” Peqin, E-mail [email protected]
3. Lloji i procedurës së prokurimit: Kërkesë për propozime
3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër : Blerje Zhavorr Lumi
4. Fondi limit: 2,247,124 lekë (dy milionë e dyqind e dyzetë e shtatë mijë e njëqind e njëzet e katër leke) pa TVSH
5. Kohëzgjatja e kontratës, ose afati kohor për ekzekutimin: 30 ditë nga data e lidhjes se kontratës
Ujësjellësi i Tiranës, tender 60 milionë lekë, për ridimensionimin etik të shërbimit ndaj klientit
1. Autoriteti kontraktor: Ujësjellës Kanalizime Tiranë, Sh.a, me adresë rruga “5 Maji” pranë
Medresesë , Tiranë , me nr tel: +355 4 2225572
2. Lloji i procedurës së prokurimit: “Kërkesë për Propozim”
3. Objekti i prokurimit: “Ridimensionimi i shërbimit të klientit për pikat e UKT sha në Kinostudio,
Qesarakë dhe rruga Pjetër Budi”.
4. Fondi Limit: 4,918,389 (katër milionë e nëntëqind e tetëmbëdhjetë mijë e treqind e tetëdhjetë e
nëntë) lekë pa TVSH
5. Burimi i financimit: Të ardhurat e SH.A Ujësjellës-Kanalizime, Tiranë.
6. Investim Shpenzim operativ x
7. Afati për kryerjen e shërbimit: 15 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës.
8. Data e zhvillimit të tenderit është: Data 21/12/2017 ora 09:00 në www.app.gov.al

Fakte pa koment

Lezhë/Porti detar Shëngjin kërkon drejtor sigurie , që të jetë 18 vjeç

SH A PORTI DETAR SHËNGJIN
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Në mbështetje të Udhëzimit nr. 7, datë 11/ 06/ 2015 “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave
të përzgjedhjes së punonjësve të forcës së sigurisë në portet detare të Republikës së Shqipërisë”,
sh.a “Porti Detar Shëngjin” Shëngjin, shpall konkursin për një vend të lirë pune në pozicionin
“Drejtor i Sigurisë së Portit Shëngjin”.
Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:
Kritere të përgjithshme:
1. Mosha: Kandidatët duhen të kenë moshën 18 vjeç;
2. Shtetësia: Kandidatët duhen të jenë shtetas shqiptarë e vërtetuar kjo me dokumentin e
identitetit të lëshuar nga organet kompetente;
3. Arsimi: Kandidatët duhet të kenë arsimin përkatës sipas postit që kërkohet;
4. Dëshmia e drejtimit të mjetit: Çdo kandidat duhet të ketë dëshmi për drejtimin e automjetit të
lëshuar nga autoritetet përkatëse në Republikën e Shqipërisë.

Shkodër/Drejtori i Spitalit, kërkon sekretare vetëm me shkollë… të mesme!

SPITALI RAJONAL SHKODËR
Njoftim
Në zbatim të rregullores së Brendshme të funksionimit teknik të Spital Rajonal Shkodër
nr.882 datë 19.09.2011.
Në zbatim të statutit të Ministrisë së Shëndetësisë nr. 4564/1 Prot datë 26.06.2007 si dhe në
zbatim të Udhëzimit nr. 141 datë 25.06.1996 “Për kriteret e punësimit në shërbimin shëndetësor”,
Spitali Rajonal Shkodër njofton për 1( një) vend të lirë pune, në pozicionin Sekretare/drejtorie:
Sekretar/e drejtorie 1(një)
Kriteret
– Të ketë mbaruar arsimin e mesëm
– Të ketë njohuri të mira mbi kompjuterin
– Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup
– Të ketë eksperiencë pune, përbën avantazh
– Zotërimi i gjuhëve të huaja, përbën avantazh 
Sigal