Drejtuesit e furgonëve bllogojnë rrugën e Elbasanit

491
Sigal

TIRANE–  Eksponentë të lartë të lartë të PD-së, mes tyre dy ish ministra, po drejtojnë protestën e drejtuesve të furgonëve 8+1 të cilët kanë bllokuar Rrugën e Elbasanit në Tiranë. Në krye të protestuesve janë deputetët e PD-së Ridvan Bode, Luçiano Boçi, dhe Flamur Noka, përballë Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët po kërkojnë të largojnë protestuesit nga rruga. Ka shtyrje fizike mes protestuesve dhe FNSH. Shoferët e furgonëve 8+1 kanë planifikuar të mbajnë një protestë sot në orën 12:00 para Kryeministrisë, por policia pengon hyrjen e furgonave në kryeqytet dhe i ka bllokuar në hyrje të tij.   Drejtuesit e mjeteve kërkojnë të hyjnë në Tiranë dhe të vendoses në shesh para Kryeministrisë së bashku me furgonët e tyre por policia thotë se leja e protestës është marrë për drejtuesit e shoferëve dhe jo për mjetet në shesh.

ORA 11: 03 DREJTUESIT E FURGONEVE BLLOKOJNE RRUGEN E ELBASANIT 
Drejtuesit e furgonëve janë ulur në gjunjë dhe në shenjë proteste kanë bllokuar Rrugën e Elbasanit në shenjë proteste për mos lejimin e tyre të protestojnë para kryeministrisë së bashku me mjetet e tyre 8+1. Dy deputetë të PD-së Ridvan Bode dhe Flamur Noka kanë shkuar pranë deputetëve. Policia sqaroi se leja është marrë që të protestojnë drejtuesit e furgonëve 8+1 si individë dhe jo të bllokojnë sheshin para Kryeministrisë me automjete. Madje ata shtojnë se në lejen e dhënë nga policia është caktuar dhe  vendqëndrimi për mjetet. Sipas lejes së policisë furgonët që vijnë nga Korça e Lindja do të kenë vend qëndrim te fusha e Qytetit Studenti. Për mjetet nga Veriu e Durrësi vendqëndrimi do të jetë te pallati i Sportit “Asllan Rusi”, ndërsa për furgonët e ardhur nga rrethet e jugut vendqëndrimi është në Kombinat

ORA 10: 24  FURGONET E ARDHUR NGA KORÇA JANE BLLOKUAR NE QYTET STUDENTI
Furgonët e ardhur nga Korça janë bllokuar në hyrje të Qytetit Studenti.

ORA 10: 20 POLICIA SQARON: KEMI CAKTUAR VEND PARKIMET 
“Bazuar në shkresën e ardhur nga Bashkimi i Sindikata të Panvarura, Policia e Tiranës ka patur kontakte në vazhdimësi me drejtues të sindikatës, duke u garantuar zhvillimin normal të protestës. Po ashtu Drejtoria e Policisë së Tiranës ka marrë masa për zhvillimin  normal të protestës, në drejtim  të mbarëvatjes së saj dhe qarkullimit rrugor, duke mos cënuar zhvillimin normal të saj. Nga kontaktet e vazhdueshme, janë përcaktuar vendet e parkimit për furgonat (8+1) dhe pjesëmarrësit në këtë protestë, ku vend parkimit duhet të kryhet: në afërsi të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” dhe Fusha e Zezë në qytetin “Studenti Tiranë”. – thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

ORA 09:00 BASHKIM KALAJA: PO BLLOKOHEN FURGONET 
Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, Bashkim Kalaja, që mbështet protestën thotë se policia po pengon furgonët të hyjnë në Tiranë dhe i ka ndaluar në periferi.