Sigal

Drejtuesit e autoboteve që shpërndajnë uji në lagjet e kryeqytetit refuzojnë të japin një shpjegim mbi cilësinë e ujit që tregtojnë.

Pak ditë më parë, ekspertët nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal ngritën alarmin se uji që u shpërndahet konsumatorëve nuk është i sigurt, dhe se nuk janë bërë asnjëherë analizat për cilësinë e tij.

Ndërsa konsumatorët thonë se e blejnë për shkak të çmimit tepër të ulët, i cili i detyron të mos pyesin për cilësinë. “E blejmë se është lirë 20-30 lekë, nuk e dimë ku i mbushin, na thonë në Dajt dhe në Selitë. Ky është defekti jonë, se nuk interesohemi për cilësinë e ujit”.