Drejtues që vazhdojnë të mbushin dhe përlajnë “tepsinë” e tenderëve me fondet publike

661
Përparim HALILI
Pushteti i dytë i “rilindjes” është hedhur në ofensivë, për të luftuar korrupsionin. Deputetë e ministra, ish-ministra e ish-deputetë që kanë ende familjarët në poste shtetërore, por edhe ata që ëndërrojnë të kapin ndonjë kolltuk pushteti, po mbajnë fjalime për reformën në administratë, për pastrimin e zyrave nga grabitqarët, për shërbime efiçente ndaj qytetarëve dhe për kontroll të çdo qindarke të fondeve shtetërore, që përdoret nga administrata dhe shërbimet publike nëpërmjet tenderëve! Rast tipik është tenderi i mirëmbajtjes së ashensorit, zhvilluar prej drejtuesve të Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”në Tiranë, spital ku përveç shumë tenderëve ekonomikë (të skeduar tashmë) , të zhvilluar me urdhër të dhe preferencë të drejtorisë familjare e shpirtërore të këtij spitali, bëhen edhe prenotime për vizita mjekësore me afate 1-2 muaj për kontrolle e trajtime mjekësore, jo se ka “ngarkesë punësh”, por sepse drejtuesit dhe sekserët e këtij spitali, duhet të shtojnë punën në klinikat e tyre private! Sot, gazeta po publikon këtë rast flagrant tenderi dhe skandalin e prenotimeve me paradhënie financiare, të cilin do ta zbardh të plotë me regjistrime konkrete pacientësh, por dhe disa raste tenderësh të tillë, për të cilët ka fakte abuzive e klienteliste! 
Sigal