Drejtorja Juridike e Ministrisë së Jashtëme Etleva Haka, juriste e letrave false të një “bosi” të huaj, grabitës i anijes dhe fi

788
Sigal

Ministri Bushati ka fshehur dosjen kompremtuese të drejtores Haka, përse i bëhet mburojë e hekurt kësaj zyrtarjeje të molepsur edhe në veprimtarinë brenda Ministrisë së Jashtëme

Në vijim të një investigimi të nisur 3 muaj më parë, për praktikën korruptive të kupolës së Ministrisë së Energjisë, lidhur me vlerën e paracaktuar financiare abuzive të tenderave, licensave të burimeve natyrore e koncensioneve të energjisë dhe mundësinë për t’i fituar me klientelizëm, siç ndodh realisht në këtë ministri, nisëm lojën investigative, duke sajuar interesimin “për të fituar me çdo kusht”, koncension lidhur me fizibiletetin e zonave minerale në Shqipëri (anuluar me njoftim prej ministrisë “Gjiknuri” në Buletinin e Prokurimeve Publike Nr. 6, datë 23 shkurt 2015). Ndërsa interesoheshim në mjediset e ministrisë, pas një kafeje me dy zyrtarë të saj, ata na dhanë “nën zë” këtë “këshillë”: – Nëse do të fitosh koncension, licensë mineralesh, tendera e çfarë të dojë zemra në këtë ministri, regjistro formalisht si shefe juridike të kompanisë Etleva Hakën dhe e ke të sigurtë, ajo punon Drejtore Juridike tek Ministria e Jashtëme, por këtu bënë ligjin, ka “njohje” edhe me drejtuesit e rinj…”. Për të vazhduar investigimin e “merimangës” korruptive, u interesuam për “kompetenten” Etleva Haka, nëpërmjet burimeve tona brenda Ministrisë së Jashtëme. Nga bisedat, konstatuam se Drejtorja Juridike e Ministrisë së Jashtëme, ishte “komanduese” edhe brenda kësaj ministrie, madje me fuqinë për të “futur në rresht” edhe ministrin Ditmir Bushati. Kontaktuesve në Ministrinë e Jashtëme, u thamë se donim të bënim një biznes minierash, por na rekomaduan si më specialisten zonjën Haka. Ata më thanë: “Ajo të zgjidh vërtetë hall, ka lidhje me gjithë ministritë, sidomos me ministrinë e energjisë, ku ka një një mik të fortë, por kujdes se të fut në kurth, siç futi atë mafioyin greko-australian të anijeve…”.  U interesuam më tej për “historinë” e greko-australianit që kishte ardhur në Shqipëri e merrej me biznes transporti tregëtar detar. Ja çfarë rezultoi: Shtetasja Etleva Haka, e bija e Halilit dhe e Savës, datëlindjes 19 qershor 1971, lindur në Lushnje dhe banuese në Tirane, Rr.“Todi Shkurti”, Nr. 89, në vitin 2008, në vitet kur punonte në Drejtorinë e Doganës në Durrës, për shkak të mardhënieve të punës, ka kontaktuar shtetasin greko-australian Nicholas Lazaro Leolopulos  (Leopoulos), i datëlindjes 08.06.1950. Ky rezultonte me letra, si administrator i Shoqërisë “Unimed Shipmanagement Services LTD”, me qendër në Ishujt Marshall (shtet me të cilët ka vendosur mardhënie diplomatike edhe Kosova). Në datën 10. 08. 2006, biznesmeni Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos), kishte lidhur kontratë qiraje me shtetasin shqiptar Aleksandër G. ortak i vetëm dhe administrator i Shoqërisë “V…A” me qendër në Tiranë, kontratë ndërkombëtare standarte në transportin detar e tipit Formular “BARECON 2001”. Për të krijuar lehtësi letrash juridike, greko-australiani Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos) u fut në lidhje të ndërmjetme me zonjën Haka, duke i kërkuar ta kishte punonjëse juridike të shoqërisë së tij. E ardhur nga një përvojë vendesh pune ku bëhet karrierë dhe qarkullim të ardhurash, zonja Haka pranoi, duke ofruar në këtë shoqëri edhe një të njohurën e saj juriste. Sipas dëshmive në organet hetimore dhe shkresave të veprimtraisë së shoqërisë së Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos), zbatimi i kësaj kontrate është monitoruar e menaxhuar nga dy juriste: Etelava Haka e Y.L, të punësuara prej tij, deri në momentin që ai ia mbathi nga Shqipëria, si person në kërkim, i dënuar nga drejtësia shqiptare. Ndërsa pas ikjes së tij, të dyja jursitet që i përgatitnin letrat e aktivitetit e veprimtarisë së tij me palët kontratuese, nuk u prekën fare nga bashkëpunimi me të, madje morën poste të larta qeveritare në sektorë të rëndësishëm të sigurisë kombëtare dhe aktualisht të dyja janë drejtore jurdike në dy ministri: Etleva Haka është drejtore jurdike në Mnistrinë e Jashtëme, ndërsa Y.L është drejtore në Ministrinë e Mbrojtjes. Objekti i kontratës së tregëtarit Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos) ka qenë marrja me qira e anijes ”SHKODRA-2, AC-33-Albania”, pronë e Shoqërisë “V…” me kontratë që do të përsëritej në çdo 6 muaj, deri në 3 herë, gjithsej 18 muaj, me qira mujore 20 mijë dollarë. Sipas kontratës, të skeduar edhe në drejtorinë jurdike, të sigurisë dhe ekonomisë në Autoritetin Portual Durrës, anija “Shkodra-2 – AC-33-Albania” ka nisur aktivitetin me qiramarrësin e huaj Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos) të Shoqërisë “Unimed Shipmanagement Services LTD”, në datën 22 Shtator 2006. Vetëm 5 muaj më pas, konkretisht në 30 janar 2007, kanë nisur konfliktet mes palëve, për mos shlyerje vlere financiare të qirasë. Për të menaxhuar “punët” është futur në lojë edhe juristja e kompanisë Etleva Haka, së bashku me kolegen e saj Y. L, duke përgatitur një takim mes palëve në Tiranë, në datën 9 mars 2007, takim në të cilin bosi i huaj Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos), i ka paraqitur pronarit shqiptar të anijes, faturat bankare me veprime të rregullta juridike, që tregonin shlyerjen e vlerës së qirasë prej 44 mijë dollarë. Po në datën 9 mars 2007, në preznecë të palëve, pas verifikimit në pasqyrat bankare, rezultonte se vlera 44 mijë dollarë nuk ishte arkëtuar. Për këtë, iu kërkua shpjegime edhe juristes zonjës Haka, por ajo këmbëngulnte në “rregullsinë ligjore dhe vërtetësinë e faturave bankare”. Në mungesë të vlerës 44 mijë dolalrë, pronari shqiptar i anijes ”SHKODRA-2, AC-33-Albania”, në datën 22 mars 2007 njoftoi me adresë elektronike bosin e huaj dhe jursitet Haka e L…e  për anulimin e kontratës.  Jursitet Haka e L. duke shfrytëzuar kuponët bankar fals (të flasifikuar) dhe Nenin 30 të Kontratës së qirasë, hartuan e depozituan një padi sipas ligjit anglez të anulimit të kontratave dhe e kaluan çështjen për gjykim në Arbitrazhin Ndërkombëtar në Londër, si “shkëputje e njëanshme e kontratës nga pronari anijes ”SHKODRA-2, AC-33-Albania”.  Paralelisht me arbitrazhin e Londrës, juristet Haka e L. nxituan aq shumë për ta bërë padinë, sa e depozituan atë 2 përpara se pronari shqiptar të njoftonte shkëputjen e kontratës, konkretisht qysh në datën 20 mars 2007. Po në këtë datë, kanë bërë edhe një padi civile në Gjykatën e Selanikut në Greqi, duke ndjekur procesin gjyqësor “si avokate” dhe duke arritur që brenda 10 ditësh, të bëjnë sekuestrimin e anijes “Shkodra-2- AC-33-Albania” në vafor të bosit të tyre të huaj, që gjendej e ankoruar për aktivitet tregëtar në Ravena të Italisë. I mbetur pa lekët e qirasë, pa anije dhe me detyrime financiare për gjyqe të humbur, pronari shqiptar i anijes, filloi betejën jurdike me bosin e huaj, duke paraqitur përpara drejtësisë letrat e ekspertuara financiare dhe aktet juridike antiligjore të hartuara nga juristet dhe të përdoruara me prokurë në çdo institucion shqiptar e gjykatë të huaj e shqiptare prej tregëtarit Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos). Edhe pse i penguar nga grupi politiko-shtetëror i jursiteve Hakaj e L., pronari shqiptar i anijes, arriti të lironte anijen nëpërmjet depozitimit në bankë të garancisë pasurore e financiare, si nga bllokazhi i arbitrazhit të Londrës dhe nga vendimi sekuestro i Gjykatës së Selanikut, për të vazhduar më tej betejën penale me këtë kurth çvavtës të pasurisë, duke paditur paralelisht në Greqi e Shqipëri, bosin e huaj Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos) edhe jursitet e tij Etleva Haka e Y. L… .Por çfarë ndodhi më tej, me fatin e shefit të jursiteve  dhe përse është futur në kërkim ndërkombëtar, me numrin 741 në listën e policisë shqiptare? Këto dhe të tjera në numrat e ardhshëm….