Drejtori i RTSH: Kompozitorët nuk janë pushuar nga puna

618
Thoma Gëllçi përgënjeshtron të gjithë zërat mbi pushimin nga puna të Saraçit, Kaçinarit dhe Zhulalit. Në një prononcim, Gëllçi u shpreh se pas hyrjes në fuqi të statutit të ri të RTSH-së, miratuar në Parlamentin shqiptar, Këshilli Drejtues i institucionit miratoi strukturën e re të tij, e cila i është nënshtruar një ndryshimi rrënjësor.
“Do të doja të qartësoja se askush nuk është pushuar nga puna. Tre kompozitorëve të mirënjohur u është propozuar një pozicion i ri në strukturën e re. Siç tashmë dihet, RTSH nuk do të ketë vetëm një kanal, por 7 kanale tematike, ku kompozitorët do të mund të gjejnë veten. Konkretisht, Shpëtim Saraçit i kemi propozuar drejtimin e kanalit të muzikës. Edhe dy kompozitorëve të tjerë u janë ofruar pozicione të reja”, u shpreh Thoma Gëllçi.
Sigal