Drejtori i rezervave Irfan Dashi, ka miratuar ankande 3.4 miliardë lekë mallra, me 20-30% të çmimit të tregut

535
Vjollca KUTA
Ja faktet që tregojnë krimin ekonomik, i cili ka vetëm një emër: “korrupsion i organizuar në grup, nga drejtuesit shtetërorë”!
Gazeta “Telegraf”, po publikon sot skandale të tjera, të shitjes me çmime tepër të ulëta, jo vetëm të pijeve, por edhe të mallrave të llojeve të tjerë e në sasi të shumta, sidomos të produkteve ushqimore, me të cilat ky drejtor, ende në detyrë, ka bërë pazare abuzive, duke shitur nën kosto shumice mallrat e sekuestruar dhe duke i blerë në treg për emergjencat civile, të njëjtët mallra ushqimore, por me çmime tregu të të njëjtës cilësi dhe markë! Thuhet, se mallrat e shitur nga kupola e Rezervave me 20-30% të çmimit të tregut, i kanë blerë firmat që ia kanë shitur përsëri Rezervave të Shtetit, por me çmim të plotë tregu, duke u futur në ankande e tenderë, me “bekimin” e drejtorit Irfan Dashi. Këtë skandal, pritet ta zbardhë drejtësia, e cila ka marrë tashmë dosjen e plotë me të dhënat abuzive të 239 tenderëve dhe ankandeve, ndërkohë që i bëjmë thirrje ministrit të Brendshëm, zotit Fatmir Xhafaj, të nisë kontrollin në këtë institucion, duke pezulluar më parë nga detyra, këtë drejtues batakçi, mbasi rrezikon të dëmtojë provat e abuzimeve dhe korrupsionit, së bashku me “çetën” e tij të korruptuar, të emëruar klientelisht prej tij në vendet ku “kalojnë” miliardat. Ne disponojmë fakte konkrete, me shkresa zyrtare, të këtyre abuzimeve me shit-blerjen e mallrave ushqimore. në një seri urdhrash zyrtarë prokurimi, duke përdorur drejtoritë rajonale. Drejtori Irfan Dashi, ka urdhëruar, miratuar e shpallur publikisht ankande shitjeje mallrash të sekuestruar me vlera të larta tregu, duke i hedhur në “pazar” me vlera qesharake në nivele minimale. Po kështu, skandal përbën edhe fakti që shumë ankande ushqimesh për blerje bëhen, kur realisht depot janë plot me ushqime të tilla, por që ato shiten me 20-30% të çmimit, me qëllim që të “hajë diçka” edhe drejtori i babëzitur Dashi (siç thuhet prej burimesh nga brenda KVO dhe administratës së tij). Tjetër fakt, janë pijet alkoolike dhe një seri mallrash të shumtë industrialë e për përdorim familjar apo vetjak në llojshmëri e sasi të mëdha, të cilët janë shitur edhe me çmim.

5 lekë! janë bërë ankande abuzive me shitje të shumë produkteve ushqimorë si sheqer, oriz, makarona, vaj gatimi të sekuestruar, të cilët pas pak kohësh i ka blerë me çmime tregu! Bëhet fjalë, për shitje mallrash konsumi, të sekuestruara nga subjekte që kanë shkelur ligjin, të cilat pas sekuestros ligjore, magazinohen në depot e rezervave të shtetit, por jo në depot e rezervave të zonave ku këto mallra sekuestrohen. Po përmendim rastin e drejtorisë së rezervave të Korçës, ku komandon Gëzim Spaho, një pazarxhi në shërbim të Irfan Dashit, nga depot e së cilës kanë dalë në ankand mallra të shumtë të çdo lloji, të shitur edhe me 10% të çmimit aktual që kanë pasur në treg, në momentin shitjes. Sot, po publikojmë disa dokumente zyrtare të Drejtorisë së Rezervave të Shtetit, për këto shitje skandaloze të bëra në drejtoritë rajonale të Korçës, Matit, Pukës etj., për të cilët do të publikojmë prova të tjera zyrtare. Vetëm një fakt: 

Drejtori i Rezervave Irfan Dashi, ka miratuar ankande 3.4 miliardë lekë mallra të seksuestruar, me 20-30% të çmimit të tregut, pa llogaritur mallrat e “zhdukur” si gjoja“skarco”, ankande që janë krim ekonomik-financiar dhe në shkelje të plotë të ligjit, dhe që kanë vetëm një emër “korrupsion i organizuar në grup, nga drejtuesit shtetëror”!
15 pyetje, drejtuar drejtorit të Rezervave të Shtetit
1. Sa objekte janë dhënë me qira dhe mbi ç’bazë ligjore e me çfarë tarifash në vitet 2014-2017?
2. Sa produkte dhe mallra në sasi, emërtesa dhe vlera financiare, janë asgjësuar, në vitet 2014-2017?
3. Sa automjete të sekuestruara, janë nxjerrë në shitje si skrap dhe mbi çfarë vlerësimi teknik e fizik?
4. Sa automjete të sekuestruara janë në nxjerrë në shitje në gjendje pune dhe mbi ç’bazë vlerësimi, gjatë periudhës tetor 2013-tetor 2017?
5. A ka lidhje kontraktore Rezervat e Shtetit, me depot e rezervave në Përmet, ku u kap 12 ton drogë dhe cilët janë personat ose subjektet që i kanë poseduar ato?
6. Sa sasi dhe marka pijesh verëra dhe pije alkoolike prodhime importi, janë sekuestruar në periudhën tetor 2013-tetor 2017 dhe sa janë shitur dhe me çfarë çmimesh, sa janë asgjësuar për dëmtime?
7. Sa ka qenë ndihma materiale e dhuruara nga donatorë të ndryshëm dyshekë, krevate, batanije dhe produkte ushqimore, të depozituara në depot e Korçës dhe të disa rajoneve të tjera, të cilat rezultojnë të zhdukura?
8. Sa automjete në gjendje funksionale dhe prodhime të viteve të fundit, janë shitur si skrap?
9. Sa automjete në gjendje pune, janë shitur me 20-30% të vlerës financiare të momentit?
10. Sa punonjës dhe drejtues në rezervat e shtetit, janë jashtë profilit që kërkon vendi i punës?
11. Sa punonjës, janë të punësuar me diploma të huaja, të pa certifikuara nga Ministria Arsimit Shqiptar?
12. Sa procese auditi të brendshëm, janë kryer nga Drejtoria e Rezervave dhe cilat janë konstatimet? Sa tenderë dhe ankande shit-blerje, janë anuluar dhe përse?
13. A ka drejtori, ku ju depozitoni mallrat “VIP” e prej andej i shisni dhe përse, paçka se ato sekuestrohen pranë zonave ku ka depo rezervash dhe siguri?
14. Çfarë konkluzionesh ka nxjerrë Auditi i Ministrisë së Brendshme, kryer në Rezervat e Shtetit? 
15. A keni raste abuzimesh prej anëtarëve të KVO në qendër e rajone, apo nga zyrtarë brenda Drejtorisë së Përgjithshme që ju drejtoni, në lidhje me prokurimet publike, apo për çështje të tjera financiare dhe a i keni referuar ato në organet e drejtësisë?

(Vijon)


Sigal