Drejtori i PS, piano 100 mijë euro për vajzën

616
100 mijë euro një piano, e cila do të shtohet në luksin e banesës së drejtorit të ‘Rilindjes’, e atij njeriu që sipas disa burimeve të tjera rastësore, por të sigurta, gjatë këtyre viteve ka bërë goxha para, duke blerë edhe apartament, edhe tokë ku ka bërë edhe vilën e bukur 
Pas ministrave edhe drejtorët e “Rilindjes” janë bërë pasanikë, edhe ata janë duke bërë jetë luksi, duke “luksuar” veten, familjarët, apartamentet e tyre, makinat e tyre, dhe qejfet e tyre. Edhe ata sikundër shefat e tyre, po i plotësojnë vetes dhe familjarëve të tyre të gjitha kërkesat dhe dëshirat mundshme, duke mos harruar shkollimin e shtrenjtë, blerjet e shtrenjta dhe porositë e shtrenjta, natyrisht brenda dhe jashtë shtetit. Pak ditë më parë gjatë një bisede me një mësuese muzike, e cila jep lëndën e pianos në shkollën e muzikës në një rreth të madh, fare natyrshëm dëgjova prej saj një lajm mjaft interesant. 
Pasuria marramendëse e drejtorit
Sipas saj, “prindi i një nxënëses time, që është drejtor dhe që ka bërë shumë pasuri, sapo i ka blerë në Sofje vajzës tij, një piano të re, por ama shumë të shtrenjtë, 100 mijë euro, madje më tha se mund të vish dhe t’ia mësosh veglën muzikore time bije edhe në shtëpinë tonë të re”. Duke mos qenë i sigurtë për vlerën e pianos, sërish e pyeta mësuesen e pianos për çmimin e pianos dhe sërish mora të njëjtën përgjigje “po, po nuk e dëgjove gabim, 100 mijë euro, e bëri porosi para Vitit të Ri dhe vajti dhe e mori nga data 6 ose 7 janar”. Për shumë sekonda mbeta i pafjalë, mbeta i shokuar, i thonë 100 mijë euro një piano, e cila do të shtohet në luksin e banesës së drejtorit të “Rilindjes”, e atij njeriu që sipas disa burimeve të tjera rastësore por të sigurta, gjatë këtyre viteve ka bërë goxha para, duke blerë edhe apartament, edhe tokë ku ka bërë edhe vilën e bukur. E si mund të mungonte pianoja 100 mijë euro në vilën e drejtorit, kur edhe pllakat e oborrit thonë i ka blerë në një shtet fqinj goxha të shtrenjta, edhe pajisjet e vilës i ka porositur në Francë ? Këto janë vetëm disa prej grimcave të cilat tregojnë skandalet e drejtuesve të korruptuar me të cilët punojnë ministrat e korruptuar, janë disa prej grimcave me të cilat shqiptarët mund të vlerësojnë “kontributet” dhe “rezultatet” e kësaj qeverie. 
Drejtori që këto ditë e pasuroi luksin e vilës me pianon 100 mijë euro, njihet si mik drekash dhe darkash, udhëtimesh turistike dhe udhëtimesh të tjera “pune” me ministra dhe miqtë e ministrave, dhe ka miq të ngushtë edhe në piramidën e lartë qeverisëse. Pavarësisht se në institucionin që ai drejton, ka nja 3 vjet që gjithçka ecën kuturu dhe gjithçka bëhet sikur të ishte koha e rrumpallës, ai sërish vazhdon dhe drejton, militon, bashkëpunon, ndan dhe fiton dhe nuk ka shanse që të shkojë në ndjekje penale, pasi 2-3 herë në javë ka të ftuar në drekat e shtrenjta, edhe njerëz të drejtësisë. 

Kodoshët e ujdive dhe kameleonët
Kodoshë të tillë, janë mjeshtra të ujdive dhe kameleonë të çdo situate. Në institucionin e tij, mbi 60 për qind e stafit janë të majtë, ama pjesa tjetër janë familjarë të ish-drejtuesve dhe ish-pushtetarëve të djathtë. Kuptohet se këta të fundit kështu kanë vepruar në 8 vjet edhe me njerëzit e drejtorit “zemërmadh”. Por duke u ndalur tek piano, tek kjo stoli e cila ka kushtuar kaq shumë në një kryeqytet të lindjes, duhet thënë se edhe në Sofje rrallëkush e ble një vegël të tillë muzikore kaq të shtrenjtë. Por ja që e blejnë drejtorët dhe zyrtarët e kollarisur të një vendi të varfër, por që xhepat i kanë plot me euro tenderash, punësimesh fiktive dhe korruptive, gjobash dhe makinacionesh të tjera që sjellin veç miliona. Këto gjëra të paimagjinuara dhe të padëgjuara në ndonjë vend tjetër fqinj (Maqedoni apo Serbi) apo edhe europian, pasi atje ta zbulojnë edhe 100 euro që ke fituar pa djersë, ndodhin në Shqipëri, ku nuk vlen fare as deklarata e pasurisë dhe as frika e ligjit. Ta gëzosh pianon 100 mijë euro drejtor, herë tjetër ishalla ble avion! 
Pronat, maxhoranca rrëzon dekretin e Presidentit
Pas rreth 8 orësh të mbushura me debate dhe më së pakti me diskutime mbi rendin e ditës, Kuvendi ka përmbyllur seancën plenare. Në përfundim të seancës, Kuvendi rrëzoi dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin për rishqyrtim të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave. Pro tij kanë votuar vetëm 28 deputetë, 1 ka abstenuar dhe 74 kanë votuar kundër. Ligji, i cili u kthye nga kreu i Shtetit në 29 dhjetor, tashmë hyn automatikisht në fuqi. Ndërsa akti normativ i qeverisë për buxhetin e shtetit 2015 u miratua me 74 vota pro dhe 24 kundër. Vetëm pjesa e fundit e seancës u fokusua tek ligjet në rend të ditës, pasi gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj, debati u fokusua tek 21 janari i vitit 2011. 
Alma JONUZI
Sigal