Drejtori i KESH, Agron Hetoja po organizon grabitjen 2 miliardë lekë me një tender fiktiv

504
Republika e Shqipërisë, Kompania Albaxeni Shpk, Muhr Gmbh Gjermani

I nderuar zoti Kryeministër Edi Rama!

I nderuar zoti kryeministër!

Menduam që t’ju vëmë në dijeni për disa veprime kriminale të vjedhjes së fondeve publike nga ana e drejtorit të KESH Sha, zotit Agron Hetoja. Bëhet fjalë për pastrimin e rrjetave të hidrocentralit të Komanit. 1. KESH Sha ka publikuar që nga viti 2007 në Buletinin e Prokurimit Publik, 8 tetor nevojën për pastrimin e rrjetave dhe sheshit para rrjetave në kuotat 142 e lartë, Kompania Albaxeni shpk, ka realizuar kontakte me kompaninë më të madhe dhe më të specializuar në botë për këtë lloj makinerie dhe ka siguruar ofertën për ndërtimin e vinçit të pastrimit të sheshit para rrjetave, me një ofertë për 435.000 euro për pastrimin e sheshit para portave, pa mbyllur punën në hidrocentral, duke pastruar çdo portë veç e veç dhe ky proces kryhet për 5 dite, këto pesë ditë janë edhe ditët në të cilat kompania kryen testin e dorëzimit të vinçit dhe ndihmon në përdorimin e tij nga specialistët e KESH Sha. Në datën 24 janar, KESH cakton datën e ankandit të dytë, të cilin e shpall në Buletinin e Prokurimit Publik, të datës 24 dhjetor 2007. Sërish kompania Muhr Gmbh rishkruan ofertën e saj, tani në dy variante me 477.000 euro dhe 524.000 euro. Varianti i dytë me kapacitet 50% më shumë. Pastrimi ndodh në kohën e provës për 5 ditë në variantin e vinçit.

 Me 477.000 euro dhe për 3 ditë në variantin e vinçit me 524.000 euro. Më datë 31 dhjetor 2009 KESH ripublikon në Buletinin e Prokurimit Publik nevojën për ta blerë këtë makineri, duke hequr dorë nga vinçi me sajla, i cili ishte në kërkesat e tyre të deriatëhershme dhe duke kërkuar një vinç më të kombinuar, duke e rritur edhe fondin nga 87 milionë deri atëherë në 160 milionë lekë, kompania Muhr ofron një çmim prej 800 mijë euro, me tregues të përmirësuar( shiko memon 6 +7). Grupi inxhiniero-teknik del tashmë me një kërkesë tjetër dhe publikon dokumente të reja tenderimi, në datën 22 mars 2010 në Buletinin e APP, ku kërkon vinç me krah të ngurtë hidraulik me kamera në procesin e punës dhe me siguri të lartë, tender elektronik i zhvilluar më datë 26.04.2010. Në përfundim, pas 4 tenderimesh KESH shpall si të kualifikuar ofertën që plotëson kriteret e përcaktuara nga grupi inxhiniero-teknik dhe që kishte projekt-studim të Kompanisë Muhr Gmbh, si e vetmja kompani në botë që ndërton vinç me krah hidrualik të përmasave të tilla, siç i duhej hidrocentralit të Komanit (shiko memon numër 11+12 ). Dhe njëkohësisht të tria firmat që rrinë pranë KESH edhe sot e kësaj dite kishin dhënë oferta mbi fondin limit, me qëllim që ta rritin atë dhe njëkohësisht e zhvlerësojnë ofertën e kompanisë Muhr.

 Kështu KESH Shkruan në APP, se me një ofertë të vlefshme, tenderi dështon. Kjo letër i ka kaluar, si duket drejtorit të KESH, i cili e ka shfrytëzuar Këtë letër jo për të ndërtuar vinçin për pastrimin e zonës, por për të ndërtuar një rrjetë kriminale, që të shmangë ndërtimin e makinerisë që e ka çdo hidrocentral i rëndomtë dhe jo një i tillë, si ndër më të mëdhenjtë në Europë, ata specialistë e dinë mirë se në 2010 është inauguruar në Montenegro, Nikshiq pastrimi me krah të ngurtë, siç e kishin kërkuar edhe ata vetë për hidrocentralin e tyre, studimi i së cilës për fatin e tyre ishte kryer pa pagesë nga gjiganti i botës, Kompania Muhr Gmbh Gjermani. Duke qenë se, Kompanisë Muhr nuk bëhej fjalë që t’i kërkohej përqindje në investime, ndryshe nga drejtorët paraardhës, të cilët e lanë në heshtje për 5 vjet, duke i shkaktuar humbje mbi 20 milionë euro hidrocentralit te tyre e duke bërë aventura herë pas here me polumbare, të cilët e justifikonin mosndertimin, me mungesë fondesh, sepse nuk dilnin dot tek 20 apo 30%, që duhej për të funksionuar. E lanë këtë në heshtje, deri në letrën që unë iu shkruajta juve, zoti kryeministër! Si një rrjet i strukturuar kriminal, ata menduan të bëjnë një ristudim, se si duhej pastruar ky shesh, sikur ngjarja të ishte e re nga fillimi e jo të ishin kryer 5 tenderime. Përfundimisht kërkojmë ta ndërprisni sa më parë këtë procedurë të hartuar me kujdes nga një dorë e zezë kriminale, dënimin e tyre, dhënien e rastit drejtësisë, ballafaqimin e studimit me kompanitë që të përzgjidhet projekti që kursen paratë dhe zgjidh përgjithmonë situatën, mjafton edhe për t’u çmendur vetëm ideja që mendojnë se mund të kalojnë kështu. Shpresoj se do veproni me shpejtësi, nëse këtë procedurë nuk e shikoj të anulluar në titrat e APP, këtë material do t’ia shpërndajë të gjitha palëve të interesuara në këtë vend për drejtësi e antikorrupsion.
Me respekt,
Për: “Albaxeni” shpk, 
Muhamet Dunisha

Për: “Muhr gmbh”, 
ing Erald Muhr