Drejtori çam i AKU nuk jep informacion për diplomat e të punësuarve në kupolën e AKU

503
Sigal

Besojmë se drejtori çam i AKU, “akademiku jurisprudencës”
Dritan Sejko, do të na e japë një përgjigje lidhur me korrupsionin e vartësve të
tij, lidhur me gropën e zezë të gjobave të vendosura e të zhdukura, lidhur me
analizat e produkteve ushqimore të konsumit masiv që prodhohen në vend e që
importohen. Shenjat e heshtjes së tij edhe pas denoncimeve të bëra në “Telegraf”,
tregojnë se ashtu si paraardhësi edhe drejtori Sejko, nuk ka ardhur në krye të
këtij kolltuku për të luftuar krimin ushqimor, por për ta përdorur këtë krim,
si burim “ushqimi” për të ardhura për partinë çame, ashtu siç vepronte edhe paraardhësi
i tij, duke zhvatur bizneset  në emër të
shefit çam të PDIU, skenar të pisët që e realizonte me presione gjobash e me
urdhra për të mos bllokuar importin dhe prodhimin ushqimor vrasës. Pse e themi
këtë? Sepse drejtori Sejko nuk po na jep informacion e kërkuar nga gazeta “Telegraf”,
me shkresë zyrtare në datën
05. 10. 2016. 10.
2016, me objekt: “Kërkesë për informacion, lidhur me arsimin e drejtuesve të
nivelit të parë e të dytë të drejtuesve në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU dhe
në 12 Drejtoritë Rajonale të AKU”. Ja kërkesa e
drejtuar nga Telegraf”


I nderuar Drejtor i AKU, të Shqipërisë!

Në respektim të funksionit Tuaj si drejtues i Autoritetit Kombëtar të
Ushqimit të Shqipërisë, njëherazi duke Ju përcjell urimin për një punë të mbarë
e korrekte në menaxhimin e këtij sektori jetik për popullatën, të gjendur prej
disa kohësh përballë bllokazhit të paraardhësve Tuaj e të shumë vartësve Tuaj,
ende brenda AKU për të mos na dhënë informacionet e kërkuara dhe madje edhe
përballë mungesës së dëshirës për të përcjellë në gazetën “Telegraf”
aktivitetin e AKU të Shqipërisë, po ju drejtohemi sa vijon:

 

Gazeta “Telegraf”, prej disa kohësh po publikon denoncime të bëra prej
qytetarëve, por edhe investigime të gazetarëve tanë, lidhur me pasigurinë
ushqimore në prodhim, treg dhe të ushqimeve që futen nga importi në PIK, në
gjithë vijën kufitare. Në vijim të investigimit tonë, kemi dalë në konkluzion,
se një nga shkaqet që në treg ka produkte ushqimore të pasigurta, të
falsifikuara e jashtë standardeve si vlerë ushqimore, është paaftësia
profesionale e shumë drejtuesve dhe inspektorëve të AKU në drejtorinë qendrore
dhe në drejtoritë të rajonale. Nga denoncimet e shumta që kanë ardhur në
redaksi, thuhet se në strukturën që ju drejtoni, ka në përbërje punonjës me
arsim që nuk përputhet profesionalisht me funksionet dhe pozicionet e detyrës
së ngarkuar, por edhe me diploma false. Kërkojmë, që zbatim të Ligjit Nr.
119/2014 “Për të drejtën e informimit” Neni 3, pikat 1,2.3 dhe në Nenin 7, pika
“d” të këtij ligji në fuqi, të na jepni të dhëna për arsimin dhe kualifikimet e
funksionarëve të AKU në qendër e në qarqe. Mbetemi
në pritje të informacionit