Drejtoresha e Zyrës Arsimore Librazhd thyen rregulloren duke marrë pjesë në fushatë elektorale për PS

263
Drejtoresha e Zyrës Arsimore, Librazhd, Bardha Qatja, ka marrë pjesë në fushatën elektorale për kandidatin socialist, Enver Shkurti. Edhe pse ka një udhëzim të ish ministres Lindita Nikolla, që drejtuesit e administrates publike nuk duhet të përfshihen në fushatë, ajo nuk e ka zbatuar këtë gjë. 

Pse nuk zbatohet ligji në këtë rast ? 
Për më tepër ajo është anëtare e Këshillit bashkiak dhe anëtare e këshillit të Qarkut, pozicione nga të cilat duhej të kishte dhënë dorëheqjen. Ajo ka edhe një vërejtje nga Ministria e Arsimit, dhënë një vitë më parë pas skandalit në shkollën e Hotolishtit ku u lëvizën të gjithë mësuesit nga puna. Por skandali tjeter, akoma më i madh është ai i mos pagimit të sigurimeve shoqerore për 45 mësues.