Drejtësia zbulon 92 tenderat korruptivë të dyshes Haxhinasto – Xhika, që kanë vrarë 56 njerëz në aksidente

579
Rrugët në Shqipëri kanë mjaftueshmërisht ndikim përcaktues në situatën e alarmante të pasigurisë rrugore, aq sa nga mungesa e kushteve të sigurisë, në rrugët e vendit ndodhin çdo vit afro 2100 aksidente me afro 60 viktima e 2600 të plagosur, shifër kjo që ka si shkak rrugët pa standarde ndërtimi dhe me sinjalistikë të munguar, ose të çorientuar.

Burime nga organi i hetimit kanë informuar gazetën “Telegraf” se dy drejtuesit që firmosin e vulosin tenderët dhe projektet e rrugëve, konkretisht ministri “lubi miliardash” Edmond Haxhinasto dhe drejtori “Mon Kukalesh” i ministrit dashamir Xhika, në bashkëveprim me njeri-tjetrin kanë organizuar, lejuar dhe miratuar krimi ekonomik-financiar dhe teknik në 92 tendera rrugësh nacionale e rajonale, këto të zbuluar deri dje. tashmë ky është fakt dhe ky krim me shumicë mbi tenderët e rrugëve, pritet të çoj shumë shpejt në pranga dy zullumqarët e shfrenuar në korrupsion Edmond Haxhinasto e Dashamir Xhika! Gazeta “Telegraf”, ka denoncuar publikisht prej mëse dy vitesh krimet ekonomike-financiare të bëra me rrugët prej dyshes Haxhinasto-Xhika dhe “çetave” të tyre brenda e jashtë Ministrisë së Transporteve, brenda e jashtë Drejtorisë së Rrugëve e drejtorive rajonale rrugore në Gjirokastër, Tiranë e Shkodër. 
Krimi/ 92 tenderat korruptivë të dyshes Haxhinasto-Xhika, që kanë vrarë 56 njerëz 
Pasojat e krimit ekonomik-financiar me rrugët, kanë qenë dhe mbeten mungesa e plotë e sigurisë rrugore, për shkak të devijimit e thjeshtëzimit të projekteve, të mos zbatimit të investimit sipas projektit, të mos instalimit të elementëve të sigurisë e mbrojtjes së rrugëve, të financimit por të mos ndërtimit të mbi e nënkalimeve, të financimit por të mos realizimit të ndriçimit të rrugëve, të parkexhove, të rrjetit drenazhues e kullues, deri edhe tek hapja e hyrje-daljeve jashtë projektit në rrugët nacionale për të krijuar privilegje nëpër biznese e vila shtetarësh dhe familjarësh të tyre, të cilat vetëm në vitet 2014-2016 kanë shkaktuar aksidente me pasojë vdekjen e 56 qytetarëve, me invalidizimin e 146 të tjerëve, me dëmtim ekonomik e pasuror të qytetarëve e bizneseve në vlerën 4.9 milionë euro dhe me pagesa jete, invaliditetit e dëmesh prej shtetit në masën 6.8 milionë euro! 

Për këto pasoja e afera korruptive më rrugët, aktualisht janë prangosur e janë kenë në paraburgosje 3 zyrtarë të lartë të rrugëve, të tre vartës të drejtorit Xhika, mbasi me urdhër të Xhikës dhe “bekimin” e përbindëshit të korrupsionit Haxhinasto, thjeshtë për të mbajtur vendin e punës e për të pasur pas prapanice portofolin e fryrë me euro, ata kanë firmosur letrat, lejet e shfrytëzimit, kolaudimet, preventivët e deformimet në projektet rrugëve shumë shkresa të tjera që i çuan në burg, ndërkohë që Xhika e Haxhinasto vazhdojnë kapardisen në majë të kolltukëve, kur sipas ligjit dhe krimeve që kanë kryer në abuzim me detyrën duhet të çohen e mbeten në qelitë e drejtësisë, si bosët komandues të korrupsionit, si urdhëruesit edhe me presion e joshje mbi vartësit e tyre, për të firmosur akte korruptive e dosje false tenderësh e abuzimesh me projektet e rrugëve. Rasti i fundit është aksidenti i ndodhur në Kavajë, ku humbën jetën 2 fëmijë për shkak të një tenderi korruptim e klientelistë që kishte si objekt ndryshimin dhe cenimin e projektit të rrugës nacionale, për të privilegjuar biznes-karburantin e shefit të kabinetit të ministrit Haxhinasto me mbiemrin Këri, tender i fituar me anulim procedurash e skualifikim fituesish real, prej drejtorit të KKP një tjetër Kër, nip i pronarit të karburantit, për pasurimin e të cilit u vranë dy fëmijë 3 e 5 vjeç në aksident rrugor, fiks përballë karburantit të Kerëve! Pikërisht për këtë tragjedi njerëzore, që në fakt është krim i bërë më paramendim prej dyshes Haxhinasto-Xhika janë futur në qeli 3 vartësit e tyre, kur në fakt duhet të jenë këta dy “mumuth” të korrupsionit me tenderët e rrugëve! 

Klani korruptiv Haxhinasto-Xhika ka lejuar 90% të rrugëve të ndërtohen e mirëmbahen pa standarde

Rrugët që kanë përfituar projekte financiare për ndërtim, ose rehabilitim, janë kthyer në “viktima” të tenderëve korruptiv që ka planifikuar e ka realizuar kupola drejtuesve Autoritetit të rrugëve, të cilët sipas konceptit dhe praktikës së kreut të këtij Autoriteti, “kapter” Dashamir Xhika vazhdojnë të konsiderohen si mundësi e mirë, si një hapësirë e plotë pasurimi me një firmë, vulë e pazar skutash, të cilat prej 2 vitesh janë të pakontrolluara nga shteti e drejtësia. Këtë mundësi, kreu i rrugëve, shefat e tij në ministri që ia miratojnë akrobacitë dhe pazaret, i arrin duke zbatuar projekte me abuzime e mangësi në standarde e zbatim fizik të projekteve. Psh., zhvillohet tenderi për një rrugë dhe për të përfituar pakësohen volumet e punimeve, veprat e artit, eliminohen standardet fizike, të funksionalitetit e të sigurisë, madje ndryshohen projektet edhe si “shenjë” në terren dhe milionat e punimeve që pakësohen në projekte, kthehen në miliona që futen në xhepat e shefit të rrugëve, shefave të shefit të rrugëve në ministri dhe të atyre që bëjnë këta marifete në mos zbatimin e projekteve. Konkretisht, abuzimet po vazhdojnë të bëhen me trashësinë e shtresave të bazamentit nën asfalt, me shtresën e asfaltit, apo stabilizantëve, siç ka ndodhur në rrugën Plepa-Rrogozhinë, në rrugën Fier-Levan-Vlorë, në rrugën Bejar-Memaliaj e në shumë rrugë në veri-lindje, në jug-lindje dhe në akset kryesore në Shqipërinë e Mesme. Devijimet nga projekti fillestar, shtimi i vëllimeve të punës për të arritur në vlerën me të cilën është fituar tenderi, etj. siç e kemi theksuar dhe ia kemi referuar si informacion edhe drejtësisë shqiptare, qeverisë dhe institucioneve hetimore të krimit ekonomik-financiar, rikujtojmë se një kontroll i bërë në procedurat prokuruese me rrugët prej Kontrollit të Lartë të Shtetit në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, i shoqëruar edhe me verifikime në terren, ka nxjerrë në pah një numër të konsiderueshëm abuzimesh me fondet publike gjatë ndërtimit. Shembull konkret, ku janë bërë shkelje nga më të ndryshmet në (mos)zbatim të projektit është segmenti Plepa-Kavajë-Rrogozhinë. Në zbatimin e projektit të këtij aksi, ndeshet devijimi i “hartës” së rrugës, mosparashikimi i saktë i punimeve që duhen kryer, firma është lejuar të ndërhyjë me “mendjen” e saj në projektin fillestar të miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe kjo është autorizuar nga ministria për të lejuar këto devijime. 

Sipas hetimit/ Nga 30 standarde, rrugët e ndërtuara në 2014-2016 plotësojnë vetëm 2 prej tyre

Çdo ditë, javë, muaj e vit nëpër rrugët dhe mjediset publike të Shqipërisë, madje dhe në qendrat e qyteteve makinat dhe shërbimet e transportit të gjithë llojeve, “prodhojnë” viktima të shumta në njerëz. Aksidentet rrugore me rezultat viktimat, janë aq të shumta në numër, sa ka ardhur momenti që institucionet përkatëse ligjbërëse, ligj zbatuese e ligj kontrolluese, të veprojnë me ndërhyrje efikase dhe jo vetëm me “citate”, me fletëpalosje, me tabela rrugore e konferenca sensibilizuese e raportuese, të bëra në zyra dhe salla hotelesh. Këto problematika që kanë lidhje me rrugët e pasigurta e të pa orientuara me sinjalistikë, madje edhe brenda qendrave të banuara, kanë të bëjnë vetëm me 2, nga 30 kushtet dhe bazat e sigurisë rrugore, siç është inxhinierimi i rrugëve dhe ekzistenca e rrugëve fizikisht. Rrugët në Shqipëri kanë mjaftueshmërisht ndikim përcaktues në situatën e alarmante të sigurisë rrugore. Nga mungesa e kushteve të sigurisë, në rrugët e vendit ndodhin çdo vit afro 2100 aksidente me afro 60 viktima e 2600 të plagosur, shifër kjo që ka si shkak rrugët pa standarde ndërtimi dhe me sinjalistikë të munguar, ose të çorientuar. Kjo shifër aksidentesh, na rendit në vendet me nivelin më të lartë të aksidenteve në Evropë. Ka shumë shqetësime në lidhje me rrugët e ndërtuara, Çdo ditë, nëpër rrugë, në qendra qytetesh, në rrugë rurale, madje edhe nëpër trotuar e rrugica lagjesh, ka ngjarje të rënda aksidentesh, shoqëruar me viktima të shumta e të plagosur që përfundojnë si invalidë. Nga bisedat me specialistë zyrtarë të rrugëve, pranohet, që rrugët nacionale në Shqipëri, sidomos të ndërtuara e rikonstruktuara totalisht ose pjesërisht në 2 vitet fundit, janë jashtë parametrave teknik e fizik. Këtë fakt e ka theksuar si detyrim të realizuar edhe raport-progresi i paraqitur 10 ditë më parë nga KE! Sipas këtij raport-progresi, Shqipëria bën pjesë në vendet me problematikë të shumtë në qarkullimin dhe sigurinë rrugore, problematikë e ndeshur në mënyrë shqetësuese e jashtë kontrollit të shtetit dhe drejtësisë, sidomos vitin e fundit. Shtrojmë këto pyetje: Si po ndërtohen rrugët në Shqipëri? Cila është gjendja e rrugëve ekzistuese të rehabilituara në 24 muajt e fundit? si janë përdorur fondet e rrugëve? sa dhe si janë zbatuar projektet fizike e infrastrukturore? Cila është siguria e mjeteve në këto rrugë? Sa garanci e jetëgjatësi do të kenë investimet rrugët që janë ndërtuar e rikonstruktuar në 2 vitet e fundit? Në Shqipëri, sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor, ka rrugë pa standarde, pra ka rrugë sa për të kaluar makinat, por jo për të qenë të sigurta gjatë lëvizjes. 
Sigal