Drejtësia në kaos, të shfuqizohen 134 ligje

1179
Reforma në drejtësi e cila është vendosur si kusht për zbatim prej ndërkombëtarëve për pranimin e Shqipërisë në BE, po vazhdon të mbahet peng prej politikës dhe shtetit shqiptar. prej atyre që komandojnë Shqipërinë, reforma në drejtësi po tentohet për t’u kthyer në një lojë demagogjike me fund farsën si çdo proces tjetër në këto 25 vite. Çfarë po ndodh? reforma në drejtësi nuk po bëhet për të reformuar drejtësinë si sistem, por djallëzisht po bëhet duke u përqendruar tek emrat e disa individëve të inkriminuar e korruptuar në drejtësi, në ekonomi, në politikë, në qeveri, nëpër OJF, në biznes, në arsim, në publikim pasurie të njerëzve të politikës e shtetit, në kulturë, në presidencë, në kryeministri, në kuvend, në shoqëri etj. Madje, këto ditë kanë nisur edhe disa arrestime “cironkash” e po jepen sinjale për disa arrestime të tjera nga çdo sektor i jetës shqiptare, për të krijuar imazhin fals se ka nisur e po zbatohet reforma në drejtësi, por që në fakt nuk është votuar si ligj në parlament, paçka se janë hedhur në veprim formularët nën parullën e dekriminalizimit. 
Reforma dikton shfuqizimin e 134 ligjeve e VKM antikushtetuese
Në fakt e gjitha është një skenar dhe lojë fiktive, për të bërë një ligj reforme në drejtësi që nuk do ët vendo e nuk do të sjell drejtësi! Pse? Sepse, prej 4 muajsh intensivisht, palët politike po bëjnë sikur duan të bëjnë reformën në drejtësi, por në fakt nuk e pëlqejnë, ndaj dhe nuk e lejojnë drejtësinë të reformohet realisht. sipas ekspertëve të drejtësisë që nuk kanë lidhje as me krimin, as me pazaret e qeverisë, politikës e të shtetit, reforma nuk duhet të nis, të bëhet e të mbyllet me pastrim dhe ndëshkim emrash politike e pushteti, shteti e drejtësie, por duhet të nis e të vazhdoj së pari me reformimin e bazës ligjore, duke nisur prej Kushtetutës, prej ligjeve, prej VKM, prej Kodeve civile, penale, familjare, të Kodit të Punës etj. Sipas evidentimit të ekspertëve, rezulton se 70% e neneve të Kushtetutës nuk janë me fuqi kushtetuese. Po kështu, rezulton se janë në fuqi e në zbatim 134 ligje e VKM antikushtetuese! Këto duhen shfuqizuar, mbasi këtej duhet të nis reforma në drejtësi, nëse duhet të kemi drejtësi. Pse? Sepse këto ligje e VKM lejojnë të veproj krimi, abuzimi, korrupsioni, dhuna, liria e krimit e vjedhjes e emërimit dhe zgjedhjes në postet e larta shtetërore e politike të individëve të lidhur me krimin dhe korrupsionin, qofshin edhe të ndëshkuar prej drejtësisë brenda e jashtë vendit! Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar brenda një jave dy projektligje të rëndësishme të qeverisë, siç ishte Marrëveshja Shqipëri-Greqi për kufijtë detarë dhe së fundi ligji për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë, siç quhet ndryshe, ligji i dosjeve. Por, gjatë këtyre viteve, qeveria “Berisha” ka nxjerrë një bilanc të hidhur përsa u përket projekteve të rrëzuara nga Gjykata Kushtetuese. Nuk janë pak, por janë rreth 10 ligje të rrëzuara nga kjo gjykatë dhe shumë të tjera të ankimuar dhe që presin ende një përgjigje përfundimtare. Ligjet e rrëzuara nga Kushtetuesja janë ligje të “reklamuara” me forcë nga qeveria, por që nuk kanë gjetur mbështetjen e opozitës dhe të grupeve të interesit. Pas ankimimeve ata janë shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka vendosur të rrëzojë projektet e qeverisë duke i konsideruar shumicën e tyre në mospërputhje me Kushtetutën e vendit. Kjo pjesë e Kushtetutës e cila nuk garanton e nuk jep drejtësi, që prodhon edhe Kode Civile e Penale që nuk ofrojnë drejtësi, por mundësi të plota për abuzime prej institucioneve, gjyqtarëve e zyrtarëve, duhet shfuziuar e duhet zëvendësuar me një strukturë e përmbajtje ligjore që të ofrojë drejtësi. 
Disa ligje të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese
1. Ligji “Për funksionimin e Gjyqësorit” 
2. Ligji për Administratën Publike
3. Ligji “Për legalizimet dhe urbanizimet” 
4. Ligji “Për procedurat tatimore, gjobat” 
5. Ligji “Për miratimin e aktit normativ për urbanistikën” 
6. Ligji “Për miratimin e aktit normativ për prefektin” 
7. Ligji “Për Akademinë e Shkencave” 
8. Ligji “Për dosjet”
9. Ligji “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”
10. Marrëveshja e Shqipërisë me Greqinë për kufijtë detar
Ja 20 ligjet e pronave, që lejojnë korrupsionin dhe grabitjen e pronave 
1. Ligji Nr. 7501 datë 19. 07. 1991: ”Për Tokën”- ndryshuar me 11 ligje gjatë periudhës 1991-2013.
2. Ligji Nr. 7843, datë 13. 07. 1994: ”Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, ndryshuar me 6 ligje gjatë periudhës 1994-2007 – i shfuqizuar me hyrjen në fuqi të ligjit të ri Nr. 33/2012, datë 21.3.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.
3. Ligji Nr. 7699, datë 21. 04. 1993: ”Për kompensimin në vlerë te ish-pronarëve të tokës bujqësore”- ndryshuar me 3 ligje në vitin 1995.
4. Ligji Nr. 1254, datë 19. 10. 1995: ”Për kompensimin e ish-pronarëve të trojeve të zëna, të tokës bujqësore dhe jobujqësore, me troje në zonat turistike dhe në qendrat e banuara”(ende në fuqi)- ndryshuar me 5 ligje në vitet 1995-1998. 
6. Ligji Nr. 8053, datë 21. 12. 1995: ”Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”- ndryshuar me 2 ligje gjatë periudhës 1995-2012.
7. Ligji Nr. 256, datë 13. 04. 2010: ”Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”.
8. Ligji Nr. 7983, datë 27. 07. 1995: ”Për shitblerjen e tokës bujqësore, livadheve dhe kullotave”
9. Ligji Nr. 8318, datë 01. 04. 1998: ”Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore,të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore”- ndryshuar me 1 ligj të vitit 1998.
10. Ligji Nr. 7980, datë 27.7.1995: ”Për shitblerjen e trojeve”- ndryshuar me 1 ligj të vitit 1997.
11. Ligji Nr. 7848, datë 16. 08. 1994: ”Për shpronësimin për interes publik, si dhe për marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë së paluajtshme”.
12. Ligji Nr. 8561 datë 22. 12. 1999: ”Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”.
13. Ligji Nr. 8743, datë 22. 02. 2001: ”Për pronat e paluajtshme të shtetit”- ndryshuar me 1 ligj të shkurtit 2006.
14. Ligji Nr. 8744, datë 22. 02. 2001: ”Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në qeverisjen vendore”-I ndryshuar 2 herë gjatë periudhës 2001-2007.
15. Ligji Nr. 9235, datë 29. 07. 2004: ”Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës” (në fuqi) i ndryshuar me 9 ligje dhe 2 vendime të Gjykatës Kushtetuese gjatë periudhës 2004-2012.
16. Ligji Nr. 9235, datë 29.7.2004: ”Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”.
17. Ligji Nr. 9482, datë 03.04.2006: “Për Legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Ndërtimeve pa leje”, ndryshuar me 4 ligje dhe 1 vendim të Gjykatës Kushtetuese gjatë periudhës 2006 – 2012.
18. Ligji Nr. 256, datë 13.4.2010: ”Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”.
19. Ligji Nr. 33/2012, datë 21. 03. 2012: ”Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. 
20. Ligji Nr. 9948, datë 07. 07. 2008: ”Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, ndryshuar në mars të vitit 2012.
Sigal