Sigal

4 vjet burg për gjysëm gramë heroinë dhe një qese limontos.

Fiks fare liron nga burgu 34 vjecarin nga Pogradeci, i cili për shkak të mbajtjes së dosjes së tij në Gjykatën e Lartë, bëri 2 vjet e 9 muaj burg, edhe pse vendimi për dënimin ishte rrëzuar nga shkalla më e lartë e gjyqësorit shqiptar. Adritaik Kadilli, bëri 21 muaj burg dhe nuk mund të kërkonte shuarjen e masës së tij të sigurimit, pasi aktet e dosjes së tij deri në 16 nëntor ndodheshin në Gjykatën e Lartë. Në Fiks Fare mbërriti një telefonatë e veçantë nga burgu i Drenovës. Adriatik Kadilli kërkonte ndihmë  se edhe pse kishte një muaj që i kishte mbaruar dënimi ende vuante humbjen e lirisë. Pas interesimit të  Fiks Fare del në pah se gjithçka kishte ndodhur si rezultat i një vakumi ligjor.  Adriatik Kadilli, babai i dy fëmijëve, është dënuar për prodhim dhe tregtim të  lëndëve narkotike. Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec e dënon me 4 vite burg për gjysëm grami heroinë, një qese limontos, tre shiringa dhe 86 mije lekë të reja që i kishte me vete. Vendimin e dënimit, a e ankimpoi në  Gjykatën e Apelit të Korcëës dhe kjo e fundit  vendos që çështja të kthehet për rigjykim në gjykatën e  shkallës së parë. Këtij vendimi, prokurori i çështjes i bën rekurs në Gjykatë të Lartë. Gjykata e Lartë e rrëzon rekursin dhe la në fuqi vendimin e Apelit, pra të rigjykimit të ccështjes në shkallën e parë, por ndërkohë Adriatikut i kishte përfunduar dënimi i dhënë nga gjykata e Pogradecit pasi kishte bërë 2 vjet e 9 muaj në paraburgim dhe konvertuar (1 ditë paraburgim me 1 ditë e gjysmë burg) duhet të dilte nga burgu në 15 tetor. 34 vjeccari i cili ndodhej i izoluar në parburgimin e IEPV së Drenovës kishte bërë kërkesë për shuarjen e masës së sigurimit, por kërkesa e tij ishte hedhur poshtë pasi nuk ish shprehur akoma Gjykata e Lartë. Kur vendimi i gjykatës së lartë erdhi, ne vend që ta lironinm  prokuroria dhe gjykata nisën edhe njëherë rigjykimin e çështjes edhe pse Adriatiku kishte kryer 31 muaj burg. Nëse do të ishte ende në fuqi vendimi i gjykatës së shkallës së parë, i cili u rrëzua nga gjykata e lartë, atij i kishte përfunduar dënimi që në 15 tetor 2018.Në komunikimin e tij telefonik me gazetarët e Fiksit ai shprehet se kërkon ndihmën e emisionit , pasi shteti nuk po ia ofron këtë ndihmë.Përpara kameras së Fiks fare,  me lot në sy ai thotë  se ndihei i harruar nga shteti. E kishte pritur me padurim lirimin e tij më 15 tetor , pasi atë ditë kishte edhe ditëlindjen e djalit.  Por pavarësisht kërkesave dhe përpjekjet që ka bërë vetë, askush s’e ka dëgjuar. Mes lotësh tregon se ka qenë përdorues i heroinës dhe si pasojë është infektuar edhe me Hepatit C. “Jam harruar këtu, nuk e di çfarë do bëhet me mua…  Këta janë duke më gjykuar prapë”- shprehet ai. Pas telefonatës në redaksinë e Fiksit , gazetarët u interesuan  pranë prokurorisë së Pogradecit  e cila u vu menjëherë në lëvizje dhe sot i kërkoi gjykatës ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim me paraqitje për Adriatik Kadillin. Grupi i xhirimit i Fiks fare ishte i pranishëm sot në gjykatën e shkallës së parë të Pogradecit,  ku u mor vendimi për lirimin e Adriatik Kadillit. Vëtë prokuroria e Pogradecit,  pranon se ishte e drejta e të pandehurit për të fituar lirinë në kohën e duhur, por vonesa ka ndodhur nga Gjykata e Lartë. Të dyja dosjet si ajo e themelit dhe ajo për shqyrtimin e kërkesës për shuarjen e masës së sigurisë kanë mbërritur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec vetëm pak ditë më parë.. Sipas prokurorisë, vetëm dy ditë më parë është caktuar gjyqtari i çështjes nëpërmjet shortit elektronik .Adriatik Kadilli tashmë do të rigjykohet nga gjykata e Pogradecit  në gjendje të lirë