Drejtësi kur hajdutët dhe të korruptuarit t’i shohim në bankën e të akuzuarit

628
Shpesh herë në mjediset ku prodhohet politikë në Shqipëri marrëdhënia midis gjyqësorit dhe qytetarve interpretohet nëpërmjet disa tezave dhe shembujve duke krijuar një opinon të përgjithshëm që tek ne nuk ka drejtësi. Korrupsioni është fjala që po mban rekordin në shtypin shqiptar dhe në të gjitha bisedat midis njerzëve, në tavolina e bare zhurmohet se tek drejtësia ka korrupsion. Është quajtur si një nga plagët më shqetësuese të shoqërisë sonë në këto vitet e tranzicionit. Korrupsioni nuk është një fjalë e mirëfilltë shqipe. Si shumë fjlë të tjera ajo ka mbërritur deri në kohët tona nga kultura e lashtë romake. “Corompere” në kuptimin e saj të parë që do të thotë të gërryesh apo të bresh.  Të gërryesh fate njerëzish që punojnë ndershmërisht, të gërryesh para që nuk të takojnë aspak, të gërryesh së fundi një strukturë të tërë shtetërore dhe ta vesh poshtë. Sikur kjo fjalë e mallkuar të përdorej sa më rrallë, atëherë do të mund të thoshim se korrupsioni ka nisur të zhduket. Vështirë të dalësh në këtë përfundim në një vend ende super të varfër sikurse është ky i yni. Kjo fjalë fatkeqësisht do të vazhdojë të bashkëjetojë dhe do të veniti shpresat për një jetë më të mirë…Vetë kryeministri i vendit z Rama e ka pranuar publikisht se tek drejtësia ka korrupsion. E keqja është pranuar gati – gati normalisht sikur të ishte një e keqe e vogël. Shumë prej kësaj armate të korruptuarish qeshin me ligësi nga këto akuza, pasi ata vazhdojnë të qëndrojnë në krye të gjykatave që një vrasës e nxjerrin nga burgu sikur të ketë bërë një sherr ordiner…Shpesh dëgjon nëpër tavolina nga disa gjykatës të korruptuar apo një takëm prej tyre që janë bërë gjyqtarë dhe noterë vetëm me atë kusin 6 mujor tek plepat në Durrës të thonë: Le të flasi sa të dojë Kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, ne këtu ishim dhe do të jemi.

Natyrshëm lind pyetja se çfarë duhet bërë që të priten këto metastaza kanceroze në drejtësi. Deri tani duket se shteti shqiptar është i paaftë që t’i vërë me shpatulla pas murit këta gjyqtarë dhe nëpunës të korruptuar. Asnjë emër, asnjë i gjykuar, vetëm akuza politike që nuk kanë çuar deri më sot asgjëkundi, përkundrazi pasi lënë një karrikë kapin një vend pune akoma më të lartë se ata dinë ta vajisin mirë rrotën e qerres për t`i çuar atje ku duan ata për të vazhduar zanatin e tyre të të gërryerit . Ka filluar një reformë në drejtësi dhe sinqerisht shpresoj tek kjo reformë. Ministri i Drejtësisë, Naço është nga të paktit ministra të kabinetit Rama që kam konsdideratë. Ai është i përkushtuar, përplaset me kreun e shtetit dhe një pjesë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe kërkon të zbatojë reformën në drejtësi. Por kam vrejtur që në shumë raste i vënë shkopinj në rrota Ministrit të Drejtësisë dhe i sjellin jo pak telashe, e pengojnë që ai të zbatojë reformën në drejtësi. A nuk do të ishte më mirë që në luftën kundër korrupsionit të angzhoheshin të gjitha aforcat e pastra të vendit dhe të largonin dhe të çonin në bangën e të akuzuarve të gjithë ata “shpendë grabiqarë” që e kanë bërë pis drejtësinë dhe administratën publike. Këmbana e alarmit po bie edhe faktori ndërkombëtar është ndërgjegjësuar se Shqipëria duhet të flaki tutje këtë krimb që po e bren shoqërinë shqiptare. Ka ardhur koha që askush të mos guxojë të politizojë institucionet, marrëdhëniet korruptive dhe informale, personalizimin e institucionit, të cilat janë disa nga faktorët që mbajnë peng zhvillimin dhe integrimin tonë. Për anomalitë e mësipërme tendenca për të gjetur fajtorin në prapambetje dhe në korrupsion zgjidhet vetëm me reforma radikale, me marrëveshje të sinqertë të të gjithë spektrit politik 
Sigal