Drejt zhdukjes një nga traditat e lashta të Korçës

759
Askush nuk është interesuar për gjurmët e para të urbanizimit të Korçës. Çezmat publike janë zhdukur, dhe prej tyre ka mbetur vetëm një.
Tradita e cezmave publike te Korces po shkon drejt zhdukjes. Edhe pse ato shenojne fillimet e urbanizimit te qytetit dhe jane ndertuar dy shekuj me pare,sot jane degraduar dhe jane jashte funksionit. Dikur ne keto cezma udhetaret shuanin etjen,ndersa korcaret mblidheshin per te shkembyer te rejat e dites. E vecanta e ndertimit te cezmave publike te Korces,eshte pozicionimi i tyre ne forme tetekendeshi,qe ju sherbente te ardhurve,per tu orientuar ne qytet.
E vetmja cezme publike,qe i ka rezistuar kohes,eshte ajo e Papallambro Ballamacit,qe ndodhet ne lagjen 2 te qytetit. Tek te tjerat,nuk mungon vetem uji. Me te njohurat, si cezma e Amzes, cezma e Arave dhe ajo e Radanecit, jane demtuar dhe mbushur me mbeturina. Ne periudhen e komunizmit, nje pjese e tyre u mbrojten dhe restauruan nga mjeshterit korcare te gdhendjes se gurit. Per qytetaret e Korces, per te cilet cdo cezme perfaqeson jo vetem nje element te tradites, por edhe histori personale, eshte e papranueshme mosnderhyrja e vendoreve nder vite.
As ne periudhen e komunizmit dhe as sot, kjo lloj trashegimie,ende nuk ka nje status, qe do ti garantonte mbrojtje ligjore.
Sigal