Drejt Londrës me pasaportë të falsifikuar, kapet shqiptari në Itali

646
Një shqiptar është arrestuar nga policia në Catania të Italisë, pasi është kapur me dokumente të falsifikuara.
Shqiptari Bledi Domi 19 vjeç ishte gati të nisej nga aeroporti i Catanias me destinacion Londrën, kur u arrestua nga policia kufitare.
Pasi karabinerët konstatuan se pasaporta e tij ishte e falsifikuar, i riu shqiptar për t’i bindur u ka dhënë një patentë shoferi e cila gjithashtu ishte e falsifikuar.
Në fund shqiptari e ka pranuar identitetin e tij dhe se donte qe të shkonte në Londër.
Sigal