Drafti për ndryshimin e ligjit/ Ja si do përgjohet Facebook, Viber, e WhatsApp

494
Brenda 5 ditëve nga marrja e kërkesës nga ana agjensive ligjzbatuese, kompanitë celulare duhet të vënë në dispozicion të dhënat për komunikimet zanore, të mesazheve apo të komunikimeve në interenet, si Facebook, Viber, WhatsApp, etj. Ky është thelbi i një projektligji të propozuar nga Ministria e Brendshme për ruajtjen e sigurisë publike parandalimin e akteve terroriste. Sipas këtij projektligji sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve publike detyrohen të vënë në dispozicion menjëherë, në formë elektronike për Prokurorinë, Shërbimet Informative dhe Policinë e Shtetit, të dhënat që ruhen në skedarë.
“Sot patëm një konsultë me operatorët telefonikë përsa i takon disa ndryshimeve në ligjin “Për Komunikimet Elektronike”, të cilat do të mundësonin një akses më të drejtpërdrejt të Prokurorisë, të Policisë dhe agjencive të tjera ligjzbatuese, por mbi të gjitha dhe një marrëdhënie shumë më të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për çështje të caktuara që prekin komunikimet elektronike”, tha Tahiri në një komunikim me mediat.
Sigal