Sigal

Zëdhënësja e demokratëve Dr.Ina Zhupa në një postim të saj ka shprehur shqetësimin e banorëve të zonës që njihet me emrin “Misto Mame” dhe banorëve të Lagjes Kombinat në kryeqytet. Shkatërrimi i rrugës, trafiku i dendur qe nuk është parë në këto 20 vite janë shqetësimi i Ina Zhupës ,njëkohësisht edhe banore e kësaj lagjeje.

Ja postimi i plotë i saj në Facebook 

Cmenduri e makinave me tonazh te rende ne rrugen Besim Alla, ne Misto Mame, nje rruge e cila nuk eshte e planifikuar per te mbajtur te tilla volume cdo dite. Duke qene se makinat me tonazh te rende sipas Bashkise duhet te kalojne me orar ne unazen e madhe per te kthesa e Kamzes dhe anasjelltas, keto futen ne kete rruge.

Nje trafik i jashtezakonshem, ndotje akustike e niveleve te larta per zonen, shkaterrim i rrugeve, nivel i larte i ndotjes se ajrit per kete zone. Bashkia ka thene qe do ndalohen furgonat nderkohe qe eshte orari i femijeve per shkolle, ndersa ne kete rruge prinderit jane te detyruar te shkembehen dhe te presin ne trafik nga keto makineri te tonazhit te rende kur shoqerojne femijet e tyre.

Ne emer te banoreve te cilet jane ankuar gjithandej i bej apel Bashkise se Veliajt te nderhyje dhe te marr masa per kete situate jo normale.