Dr. Halim Kosova nderohet me çmimin prestigjioz të mjekësisë “Luigi Coppola”

708
Këtë të enjte, 29 tetor, mjeku i njohur shqiptar Dr. Halim Kosova do të marrë në shenjë nderimi çmimin “Luigi Coppola” – Çittà di Gallipoli, Itali. Ja çfarë shkruan organizata e njohur, për motivacionin e çmimit: “Bëhet fjalë për një gjinekolog shqiptar. Për të, thonë se ka bërë të lindë gjysma e grave të Tiranës. Imazhi dhe popullariteti që ai gëzon në vendin e tij është i lartë, jo vetëm për aftësinë në profesion, por edhe për të dhënat që ka treguar si politikan. Në fakt, ai ka qenë edhe Ministër i Shëndetësisë. Ka qenë krijuesi i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë moderne në një moment historik, kur Shqipëria ishte ende një vend i izoluar dhe i kushtonte pak energji zhvillimit shkencor. Si mjek në shërbim të gruas, ai është investuar në luftën për parandalimin e tumoreve.” Dr. Halim Kosova në zgjedhjet e 21 qershorit 2015 ishte kandidati i Opozitës për kryetari Bashkie në Tiranë, dhe me politikëbërjen e tij, solli një risi të re në skenën politike shqiptare, për të cilën u vlerësua edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si edhe nga të gjithë faktori ndërkombëtar në Shqipëri dhe nga BE, ku u cilësua si fituesi moral i zgjedhjeve të 21 qershorit 2015. Ky çmim prestigjioz i mjekësisë “Luigi Coppola” që i jepet Dr. Halim Kosovës, konfirmon edhe një herë personalitetin e tij në fushën e mjekësisë. 
Sigal