Dosjet, Hoffmann: Lustracioni duhet trajtuar duke shmangur debatet

52
Ambasadori gjerman Helmut Hoffmann e quan një hap “pozitiv” miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve ndërsa nënvizoi sërish apelin se “çështja e lustracionit duhet trajtuar duke shmangur debatet”
Deklarata është bërë gjatë një takimi me temë “Trajtimi i të kaluarës komuniste të Shqipërisë” organizuar nga Prezenca e OSBE-së dhe Avokati i Popullit.
Nga ana e tij zoti Igli Totozani, kreu i institucionit të Avokatit të Popullit u shpreh se së shpejti do të dorëzojë në Kuvend një propozim për lustracionin.
“Shqipëria duhet të shkeputet nga e kaluara e saj. Përgatitja e një ligji për lustracionin mbetet një nga detyrat tona” tha ai.
Takimi po zhvillohet në në sallën “Aula Magna” të Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë.