Dosja tërmeti, ekspertët italianë takim me prokurorët e Krujës

151

Pas ardhjes në Shqipëri, 5 ekspertët italianë kanë zhvilluar një takim në Durrës dhe me prokurorët e Krujës, ku kanë analizuar faktet dhe hetimet e deritanishme të pasojave të tërmetit të 26-nëntorit në Thumanë. Takimet e ekspertëve italianë do të vijojnë me të gjithë prokurorët që po hetojnë dëmet që la pas tërmeti shkatërrimtar.

Ekipi i ekspertëve italianë përbëhet nga 2 prokurorë, një inxhinier dhe 2 oficerë të policisë gjyqësore. Ata fillimisht patën një takim takim në Prokurorinë e Përgjithshme me kryeprokurorin Olsian Çela, ndërsa tashmë po njihen në detaje me dosjet e hetimit.

Në qytetin bregdetar janë dy ekipe nga Prokuroria e Durrësit që kanë nisur hetimet në objektet e rrënuara nga tërmeti. Konkretisht hetimi po kryhet në 6 objektet që shkaktuan viktima dhe hetimi tjetër për të paktën 200 objekte që kanë pësuar dëme të mëdha, por nuk që nuk kanë shkaktuar viktima. Prokuroria ka urdhëruar sekuestron e dosjeve me lejet e ndërtimit, raportet e institutit sizmologjik për këto ndërtime, raportin e kolaudimit nëse është respektuar apo jo leja e dhënë dhe parametrat teknikë për konstruksionin metalik dhe betonit.