Dosja “Habilaj”, dalin në gjyq dy të arrestuarit

581
Nezar Seiti dhe Armando Koçerri, kane dale ditën e sotme përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda për të mësuar masën e sigurisë ndaj tyre, të akuzuar si anëtarë të bandës “Habilaj” në Vlorë.
Armando Koçerri u arrestua në Vlorë, pasi në banesën e tij u gjetën 4 tonë kanabis.
Edhe Nezar Seiti, një person i konsideruar si bashkëpunëtor i ngushtë i Moisi Habilajt, i cili përmendet në përgjimet e Prokurorisë së Katanias ka dalë sot para trupës gjykuese.
Ai ka pasur një rol organizativ në grupin e strukturuar kriminal. 
Sigal