‘Dosja Gjika’ shtyhet seanca e parë, Shpëtim Gjika i pranishëm

523
Sigal

Shtyhet seanca e parë në Gjykatën e Tiranës ndaj Shpëtim Gjikës, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Seanca është shtyrë për mungesë të dëshmitarëve dhe mësohet se gjyqtari Artan Micko ka vendosur që seanca e rradhës të zhvillohet në datën 24 shkurt, ndërsa seancat do të zhvillohen çdo të hënë.Duke folur në sallën e gjykatës, kryebashkiaku i Vlorës ka deklaruar se, do të jetë i pranishëm në çdo seancë që do të zhvillohet ndaj tij në çështjen që ka ngritur Prokuroria e Vlorës.Ndërkaq gjatë seancës të pranishëm në sallë kanë qenë 4 prej 8 të pandehurve. Ata që mungonin në seancë mbroheshin nga avokatët e tyre.Mësohet se, gjykimi i Shpëtim Gjikës do të nisë nga fillimi dhe nuk do të njihen procedurat që janë bërë në Gjykatën e Vlorës. Kjo kërkesë është bërë nga dy prokurorët e kësaj çështjeje.
Ka nisur sot në Tiranë, procesi gjyqësor ndaj Shpëtim Gjikës. Në seancën e parë ndaj kryebashkiakut të Vlorës, pas transferimit të dosjes në Tiranë, ka qenë i pranishëm edhe vetë i pandehuri, Gjika, i shoqëruar edhe nga avokati i tij, Ardian Leka.Gjyqi po zhvillohet në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës që ndodhet në rrugën Jordan Misja në kryeqytet, pasi Gjykata e Lartë vendosi që ta transferojë.