Dosja “Frroku”, gjykata refuzon prokurorinë për gjykimin e ish-deputetit

530
Gjykata ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për të bashkuar në një proces të vetëm gjykimin ndaj ish-deputetit Mark Frroku dhe shtetasit Kristjan Marinaj.
Ky i fundit aktualisht ndodhet në arrati. Ai akuzohet se në bashkëpunim me Mark Frrokun vranë në Belgjikë në vitin 1999 shtetasin Aleksandër Kurti. Kërkesa e organit të akuzës u bë në seancën e kësaj të marte pasi më parë gjykata vendosi të revokojë vendimin e saj për gjykim të shkurtuar ndaj ish deputetit. Ngjarja e 17 viteve më parë u rihap sërish, duke sjellë edhe arrestimin e Frrokut dhe dorëzimin e mandatit të deputetit.
Sigal