Dosja e skandaleve të Kumbaros, të pahetuara kryesisht nga Prokuroria!

677
Mediat e shkruara dhe vizive kanë denoncuar herë pas here skandalet e njëpasnjëshme që kanë ndodhur në Ministrinë e Kulturës të drejtuar nga ish pedagogia e gjuhës frënge, Mirela Kumbaro. 
Në krye të këtyre skandaleve, padyshim se qëndron çelja e një bunkeri të kohës së komunizmit, i quajtur në mënyrë artistike “Bunk’Art”, në kuadër të një sërë veprimtarive kushtuar 70-vjetorit të Çlirimit të vendit. Duke filluar nga ky numër gazeta “Telegraf” do të pasqyrojë një cikël shkrimesh investigativë për skandalet më të bujshme që janë evidentuar në Ministrinë e Kulturës.
QZHSL merr pa tender 170 milionë lekë
Kërkesës me shkrim të bërë nga disa media vizive për zyrën e Kryeministrisë u ka ardhur përgjigjja “se bunkeri vijon të qëndrojë nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Ky dikaster, së bashku me Ministrinë e Kulturës vunë në dispozicion të realizmit të këtij projekti një shumë rreth 170 milionë lekë, e cila do të shkonte në favor të firmës “Qendra për Zhvillime Sociale dhe Ligjore (QZHSL)”. 
Veprimtaria me bunkerin anti-bërthamor në Linzë të Tiranës qysh në ditët e para të përurimit dhe shumë kohë më pas u shoqërua më një sërë dyshimesh, sidomos për mënyrën e realizmit të tij duke filluar nga shpallja e tenderit, nga kompanitë pjesëmarrëse dhe deri te shumat e dhëna që shkojnë deri në 170 milionë lekë dhe se cili ishte personi që i përvëtësoi këto fonde publike. Kërkesës me shkrim të bërë nga disa media vizive për zyrën e Kryeministrisë u ka ardhur përgjigjja “se bunkeri vijon të qëndrojë nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Ky dikaster, së bashku me Ministrinë e Kulturës vunë në dispozicion të realizmit të këtij projekti një shumë rreth 170 milionë lekë, e cila do të shkonte në favor të firmës “Qendra për Zhvillime Sociale dhe Ligjore (QZHSL)”. 
Nga kjo përgjigje vërehet lehtë se si Kryeministria, si Ministria e Mbrojtjes, ashtu edhe Ministria e Kulturës nuk e kanë nxjerrë apo publikuar njoftimin, nuk dihet nëse është shpallur tenderi për projektin si dhe nuk dihen nëse janë ftuar firma të tjera që të paraqisnin projekt-idetë e tyre dhe të konkuronin ndershmërisht, siç ngjet në raste të tjera nga dikastere po të tjera. 
Pra kuptohet se asnjë prej institucioneve të mësipërme nuk i ka kryer këto procedura ligjore dhe fondi i ka kaluar pa konkurrim firmës “QZHSL”. Burimet e gazetës kanë zbuluar se kjo firmë ka tërhequr në datën 12 Nëntor 2014, pra rreth 2 javë përpara përurimit të ekspozitës rreth 72 milionë lekë, ose rreth 60 për qind të të gjithë shumës së këtij projekti.
Megjithatë firma që ka fituar të drejtën pa konkurim për të realizuar projektin “BunkArt” ngjason më shumë me një firmë fantazmë se sa me një subjket të vërtetë, pasi nuk figuron e regjistruar as në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Shoqërive Tregtare (QKRSHT) ku regjistrohen shoqëritë tregtare dhe as në gjykatën e rrethit Gjyqësor të Tiranës, ku regjistrohen organizatat jofitimprurëse dhe joqeveritare. 
Nga një kërkim fare i thjeshtë në ‘Google’ me emrin e QZHSL, i vetmi artikull që shfaqet është një material, ku bën fjalë se ajo ka marrë pjesë në një projekt. Në këtë mënyrë gjithçka bëhet në një fshehtësi të madhe ku nuk mund të marrësh dijeni as për adresën dhe as për pronarët e kësaj firme që firme që ka propozuar dhe realizuar projekt-idenë e “Bunk’Art”.
Dyshimet për “Spazio Eventi Albania” 
Zyra e shtypit e Kryeministrisë, në përgjigjen dhënë për mediat që i janë drejtuar me shkrim, e ka mohuar pjesëmarrjen e firmës “Spazio Eventi Albania”. Në fakt riksonstruksioni i këtij bunkeri special, ishte planifikuar me kohë nga Komisioni Shtetëror i Organizimit të Festave të Nëntorit. Për këtë qëllim Ministria e Mbrojtjes bëri kalimin e pronës fizike të bunkerit, ndërsa Ministria e Kulturës organizoi të gjithë procedurën për rikonstruksionin e bunkerit dhe më pas ekspozimin për publikun. 
Mirëpo në faqen elektronike të Ministrisë së Kulturës qysh atëhere dhe deri më tani që kanë kaluar gati 5 muaj nuk ka të dhëna për procedurën mbi financimin e këtij rikonstruksioni, ndërsa ka të dhëna të besueshme se është një kompani italiane që është angazhuar për realizimin e punimeve.
“Spazio Eventi Albania” është krijuar në Prill të vitit 2014 dhe pjesën kryesore të aksioneve i zotëron znj. Lindita Dode, e cila rezulton tw jetw një bashkëpunëtore e vjetër dhe shefe e financiws e investitorit italian në media Karlo Bolino. E njëjta kompani, pra “Spazio Eventi Albania” rezulton se ka qenë e angazhuar në disa veprimtari të zhvilluara nga Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të fushatës për kancerin e gjirit.
Sigal