“Dorëzohu”, policia aksion për kapjen e një personi të rrezikshëm në Lezhë, dëshmitarja: Ja çfarë ndodhi

453
Sigal

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot pranë nënstacioni elektrik në Lezhë.

Mësohet se policia është angazhuar për kapjen e një personi të shpallur në kërkim, ndërkohë që ende nuk dihen detaje nga ngjarja.

Nga të dhënat e para mësohet se forcat e rendit kanë rrethuar zonën në fjalë.

Një banore e zonës, e cila është bërë dëshmitare e ngjarjes, e cila tregon se ka parë një person teksa vraponte, pasi po ndiqej nga policia.

“I thoshin dorëzohu këtij personi që po ndiqnin. Policia hyri në oborr. Policia gjuajti me armë, i thoshte dorëzohu”, thotë gruaja.