Dorëzohet në polici Renato Milloshi, dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Elton Çiços

531
, i cili dyshohet të jetë bashkëpuntor në ekzekutimin e Elton Çiços. Ngjarja në fjalë ndodhi në 1 maj të vitit të kaluar, në një lokal në zonën e ish-Bllokut.
Renato Milloshi është djali i Hysni Milloshit, kryetarit të ndjerë të Partisë Komuniste të Shqipërisë, të pas viteve ’90. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se Milloshi ishte pronari i makines tip ‘Ford’ që transportoi Jani Aliajn në vendngjarje, ndërsa ky i fundit është ende në kërkim nga policia. Makina u sekuestrua nga blutë disa dite me vonë në një parking në zonën e ish-Bllokut.
Renato Milloshi është një emër i lakuar edhe më herët në dosjet e policisë. 36-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Tiranës, më 30 mars të vitit të kaluar për mbajtje pa leje të armëve sportive.
Çiço u ekzekutua brenda Bar “De Niros” vetëm pak minuta pasi ishte ulur në një tavolinë ku ndodheshin dy miq të tij, njëri me profesion oficer policie dhe tjetri mjek, dhe në praninë e një gazetari të kronikës.
Sikundër u konstatua edhe nga pamjet filmike të kameras së sigurisë brenda lokalit, atentatori trupmesatar ishte i mirëinformuar për objektivin, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi.
Vetëm 26 ditë më vonë Policia e Shtetit në një dalje publike bëri të ditur emrat e personave të dyshuar si ekzekutues të Çiços. Renato Milloshi u dorëzua dhe Jani Alia, vijon të jetë i shpallur në kërkim nga Policia.
Sigal