Dorëzimi vullnetar/ Kukësi, më shumë armë zjarri, Vlora ‘kampion’ për granata, Gjirokastra e kursyer

568
Ka vijuar masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake, një nismë e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ndonëse ka nisur prej disa muajsh, armët e disponuara nga shqiptarët, të cilat u morën masivisht me hapjen e depove dhe reparteve ushtarake në vitin 1997 nuk kanë të mbaruar.
Kështu gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 70 armë zjarri, 16.297 fishekë, 55 krehra, 161 granata, 131 ndezës, 1 arkë me municione, 29 kapsolla detonatore si dhe rreth 7 kallëpe tritol.

“Rekordin” për armë zjarri kësaj radhe e mban Kukësi, nga ku janë dorëzuar 14 armë, ndërsa Vlora është ‘kampione’ për granatat, pasi nga ky rreth janë dorëzuar 82 të tilla.

NJIHUNI ME SHIFRAT SIPAS QARQEVE
Qarku Kukës
Gjatë ditëve të fundit në Qarkun e Kukësit, janë dorëzuar 14 armë, 2443 fishekë, 1 krehër, 45 granata mbrojtëse, 42 ndezës granatash si dhe 29 kapsolla detonatore.

Qarku Dibër
Gjatë kësaj jave janë dorëzuar nga banorët: 10 armë zjarri, 1700 fishekë, 12 krehëra, 9 granata, 7 ndezës.

Qarku Elbasan
Në qarkun e Elbasanit janë dorëzuar 10 armë zjarri, 4567 copë fishekë dhe dy granata konkretisht.

Qarku Durrës
Në qarkun e Durrësit janë dorëzuar 6 armë zjarri, 5 granata dore, 1 arkë me municion luftarak, 4 karikatorë dhe 160 fishekë.

Qarku Shkodër
Gjatë ditëve të fundit dorëzohen nga banorët 7 armë zjarri, 5 krehra, 1220 fishekë, 13 granata dore.

Qarku Lezhë
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Dorëzohen 2 predha, 6 armë zjarri, 5 kallëp tritoli, 1000 fishekë dhe 2 krehra.

Qarku Gjirokastër
Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 2 armë zjarri dhe 260 fishekë.

Qarku Korçë
Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar në Komisariatin e Policisë Pogradec: 2 armë zjarri, 1567 fishekë, 2 krehra automatiku dhe 2 krehra pushke.

Qarku Fier
Gjate ditëve të fundit në Qarkun Fier janë dorëzuar 6 armë zjarri, 500 fishekë, 1 granatë dhe 16 krehra.

Qarku Tiranë
Janë dorëzuar në Komisariatet e Policisë në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë 5 armë, 6 krehra, 1070 fishekë, 1 granat.

Qarku Vlorë
Vijon dorëzimi vullnetarisht i armëve. Gjatë ditëve të fundit, në Komisariatin e Policisë Sarandë, janë dorëzuar: 1 armë zjarri, 85 granata, 82 ndezës, 860 fishekë, 2.4 kg lëndë plasëse “tritol”, 5 krehra.

Qarku Berat
Dorëzohen gjatë ditëve të fundit 1 arme, 1000 fishekë.

Policia e Shtetit falënderon të gjithë ata që dorëzuan vullnetarisht armët dhe municionet luftarake. Policia e Shtetit dhe një herë iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që disponojnë armë pa leje t’i dorëzojnë ato brenda afatit.
Sigal