Donte të paguante gjobën policisë ‘nën dorë’, arrestohet 19 vjeçari

439
Sigal

Policia e Lezhës ka arrestuar një të ri në Lezhë, pasi i ka dhënë 50 euro policit të rrugores për ti shpëtuar gjobës për shpejtësi.

I riu që banonte në Itali, kishte ardhur në Shqipëri për pushime, por u kap me radarë duke ecur me shpejtësi më shumë se 120 km/orë.

Policia e ndaloi dhe për ti shpëtuar ndëshkimit, i riu futi 50 euro mes dokumentave dhe më pas u vendos në pranga nga oficerët e “Shqiponjave”.

Ja njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Lezhës godet një tjetër rast të mitëdhënies.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi A. L., 19 vjeç, banues në Firence, Itali, i cili i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative.

Ky shtetas në aksin rrugor Thumanë – Milot, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësisë, konstatuar nga agjenti verifikues me Radar, dhe gjatë momentit të ndalimit i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentacionin një kartëmonedhë të prerjes 50 euro, me qëllim shmangien e masës administrative.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.