Doni të jeni pjesë e Maratonës në Tiranë, ja afatet dhe kriteret e regjistrimit

682
Për të dytin vit radhazi më 15 tetor zhvillohet “Gjysmë maratona” e organizuar nga bashkia e Tiranës.
Regjistrimet për këtë event vijojnë ende, teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga eventi sportiv me përmasa ndërkombëtare. Çdo qytetar i apasionuar pas vrapimit mund të regjistrohet në maratonaetiranes.al dhe të bëhet pjesë e garës në një nga kategoritë në të cilat do të zhvillohet maratona. Afati i fundit për regjistrimin në Maratonë është data 08.10.2017.
Për ta kthyer këtë garë sportive në një ditë feste, Bashkia e Tiranës fton gjithë qytetarët e Tiranës që nuk garojnë, të dalin në datë 15 Tetor dhe të mbështesin sportistët pjesëmarrës. Ndërkohë që, të gjithë ata që tashmë janë regjistruar, bip-in mund ta tërheqin në datat 13 dhe 14 Tetor nga ora 09:00-20:00 te Sheshi Nene Tereza. Gjysmë Maratona e Tiranës zhvillohet në 3 kategori: 21 km ku marrin pjesë atletë profesionistë; 10 km ku marrin pjesë vrapues amatorë dhe “We too”, gara për persona me aftësi ndryshe.
Sigal