Doni ta lini duhanin? Provoni këtë dietë

480
Sigal

Një studim i Universitetit Duke tregon se frutat,
perimet dhe ushqimet e bulmetit bëjnë që cigarja mos t’ju shijojë më. Por
mishi, kafja, dhe pijet alkoolike e bëjnë tymosjen një proces më të shijshëm,
thotë psikologu i Universitetit, Joseph McClernon.

“Të gjithë e dimë, se njerëzit janë të varur pas
duhanit për shkak të nikotinës,” thotë McClernon. “Por ne po mësojmë akoma më
shumë se ka të bëjë gjithashtu edhe me efektet shqisore si shija, aroma dhe
zakonet rutinore të tymosjes. Efektet e shijes janë të rëndësishme”.

McClernon, gjithashtu një hulumtues në qendrës e
Universitetit Duke për nikotinën dhe tymosjen, ka dëgjuar shpesh duhanpirës të
thonë se disa ushqime dhe pije të caktuara e bëjnë cigaren t’u shijojë më
shumë.

Ai filloi të pyeste veten se cilat ishin saktësisht
këto ushqime dhe nëse kishte ushqime që të bënin ta largoje duhanin.

Për të studiuar këtë çështje, ai pyeti 209
duhanpirës për listën e ushqimeve që përkeqësonin apo i bënin që duhani t’i
shijonte. Këta duhanpirës kishin të paktën 21 vjet që tymosnin një paketë në
ditë. Rreth gjysma e tyre ishin femra, dhe pothuajse të gjithë ishin me shkollë
të lartë.

Afro 70% e duhanpirësve thanë se disa ushqime bënin
që cigaret që pinin t’i shijonin. Këto ushqime kishin tendencën të ishin pije
me kafeinë, pije alkoolike dhe mish.

Çuditërisht, gati gjysma e duhanpirësve, 45%, thanë
se disa ushqime i bënin që mos ta përjetonin mirë pirjen e duhanit. Këto
ushqime ishin frutat e perimet, pijet pa kafeinë si uji dhe lëngu i frutave,
qumështi apo dhe bulmetrat.

“U suprizuam që duhanpirësit folën për ushqimet që e
bënin duhanin të dukej se kishte shije të keqe,” tha McClernon.

Ata që pinin cigare me mente kishin gjasa të thonin
se cigaret e tyre kishin të njëjtën shije pavarësisht çfarë ushqimi apo pije
konsumonin. Rreth 90% e pjesëmarrësve me ngjyrë në studim konsumonin cigare me
mente.

Kjo do të thotë, që ata do ta kenë më të vështirë të
heqin dorë nga cigarja, thotë Scott McIntosh, profesore e mjekësisë në
Universitetin e Nju Jorkut.

McIntosh thotë se shumica e ekspertëve mendojnë se
arsyeja që amerikanët me ngjyrë ka më shumë gjasa të tymosin cigaret me mente
kjo vjen për shkak se ata janë më në shënjestër të reklamave të kompanive të
tobakos.