Donald Lu në Shkodër, marshim kundër kancerit të gjirit

554
Sigal

Në qytetin e Shkodrës është zhvilluar një ecje simbolike në kuadër të fushatës sensibilizuese për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

I pranishëm ka qenë edhe ambasadori i SHBA, Donald Lu, i cili është shoqëruar nga kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi.

Ecja simbolike është zhvilluar përgjatë segmentit Sheshi “2 Prilli”– sheshi “Demokracia” – sheshi “Luigj Gurakuqi”– sheshi para Bashkisë Shkodër.