Donald Lu, mori pjesë në Panairin e Diversitetit në sheshin “Vëllezërit Frashëri”

523
Sot, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, mori pjesë në Panairin e Diversitetit në sheshin “Vëllezërit Frashëri”, si dhe u takua me një sërë organizatash nga shoqëria civile dhe institucione publike, që ishin mbledhur së bashku për të mbështetur të drejtat e komunitetit LGBT sit ë drejtat e njeriut. Panairi i Diversitetit dhe Parada e Krenarisë që vijoi më pas ishin organizuar nga Ambasada Pink, Human Rights House dhe Open Mind Spectrum Albania. Ambasadori e ndoqi këtë aktivitet gjatë Muajit të Krenarisë për të treguar mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për të drejtat e të gjithë njerëzve, pavarësisht nga drejtimi seksual apo gjinia.
Sigal