Donald Lu: Akuzat ndaj Saimir Tahirit serioze, të hetohet me paanshmëri

675
Ambasadori Amerikan Donald Lu për herë të parë shprehet publikisht lidhur me qëndrimin e tij ndaj akuzave të ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri. Ishte i pari që zhvilloi takimin me kryeprokuroren e Përkohshme, një ditë pasi ajo mori detyrën dhe në njoftimin zyrtar në ato momente nuk u tha asgjë për sa u diskutua me dyer të mbyllura. Gjatë një interviste dhënë për gazetën “Mapo”, e cila e shpalli njeriun e vitit, Donald Lu është rrëfyer. Ka folur për disa pika kyçe që politika shqiptare ka kaluar dhe ai ka qenë, në një farë mënyre, pjesë e saj. Ka folur për marrëveshjen e 18 majit mes Bashës dhe Ramës, për emërimin e Ilir Metës në krye të Presidencës dhe dhe për skandalin e Saimir Tahirit. Ambasadori Amerikan pranoi se në takimin me kryeprokuroren e përkohshme ka diskutuar për çështjen ‘Tahiri’. Ai i ka konsideruar akuzat e formuluara ndaj tepër të rënda dhe për këtë arsye, i ka kërkuar numrit një të hetimit në Shqipëri, që në këtë drejtim të punohet me paanshmëri. Në intervistën e dhënë për kryeredaktorin e gazetës “Mapo” Arion Sulo, ambasadori Lu përcjell mesazhe të forta mbi çështjet që shënjojnë mandatin e tij në Shqipëri, si; debati për largimin e Adriatik Llallës, raportet e tensionuara me opozitën, qëndrimet për qeverinë apo çështjen “Tahiri”. I pyetur për çështjen “Tahiri” ambasadori Donald Lu është shprehur se “akuzat specifike kundër Saimir Tahirit janë shumë serioze dhe meritojnë një hetim tërësor dhe, nëse provohen, ndjekje penale të shpejtë. Kemi nxitur Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme dhe kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që ta çojnë këtë çështje përpara paanshmëri politike apo si përgjigje të presionit politik”.
Sigal