Dokumenti/ Zbulohen 14 kërkesat e studentëve, afat 24 orë qeverisë “Rama” për t’i plotësuar

568
Sigal

Mesditën e sotme studentët do t’iu rikthehen protestave të tyre, të mbyllura në mënyrë jo të suksesshme në muajin Shkurt të këtij viti.

Të gjendur përballë mos mbajtjes së premtimeve nga ana e qeverisë, studentët do të marshojnë sot në orën 12:00 në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

14 kërkesat e tyre, një pjesë e të cilave ngjasojnë me ato të muajit Dhjetor, kur nisën dhe protestat masive studentore, që lëkundën jo pak pozitat e qeverisë.

Kërkesat e studentëve kanë të bëjnë me përgjysmimin e tarifave të masterit, heqjen e tarifave plus për provimet e prapambetura, provimi i gjuhës së huaj të bëhet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, me një tarifë të përballueshme, pagesa e periudhës së shtazhit dhe kërkesa që kanë të bëjnë me bursat dhe rankimin e programeve të studimit.