Dokumentet që ju duhen me vete në nuk doni të merrni gjobë për adresat e reja

552
Vetëm 17 ditë kanë mbetur nga afati që Ministria e Brendshme ka vendosur për qytetarët që të bëjnë zhvendosjen e gjendjes civile ne zonën apo qytetin ku jetojnë, pa kryer ndonjë pagesë. Pas 28 korrikut qytetaret qe nuk përputhin vendbanimin me gjenden civile do të gjobiten me 10 mijë lekë.
Kjo vlerë do të vilet në momentin më të parë kur banori te kërkoje certifikatë apo vërtetim lagje. Por gjoba nuk është penaliteti i vetëm për qytetarët që nuk zbatojnë ligjin. Ata do të kenë probleme me shërbimet si zyrat e gjendjes civile, me kartat e parkimit që do të vihen në funksion, por edhe me regjistrimin e fëmijëve në kopshte e shkolla.
Drejtori Bledar Doracaj tregon për Televizionin Shqiptar procedurat që i duhen qytetarëve për të kryer zhvendosjen.
“Kontratë qiraje, certifikatë pronësie, kontratë sipërmarrjeje apo çdo lloj dokumenti tjetër dhe kopjen e kartës së identitetit. Me njërin nga këto dokumente paraqitesh pranë sporteleve të Gjendjes Civile aty ku ti do shkosh jo aty ku je. Po perëndon koha kur shteti se dinte ku i ka shtetasit e vet”, tha Doracaj.
Pjesë e këtij ligji janë edhe qiraxhinjtë të cilët ndërrojnë shpesh banesa, të cilëve do tu duhet që gjithmonë brenda afatit një mujor të kryejnë edhe zhvendosjen.
Sigal