Dogji 60-vjeçarin me benzinë, habitet pse e kishte dënuar gjykata

603
Sigal

Policia e Sarandës arrestoi ditën e sotme shtetasin Janaq Xega, 46 vjeç, banues në fshatin Xarrë të Konispolit, pasi ishte në kërkim që nga maji i vitit 2017. Ai ishte duke punuar në ndërtimin e një banese kur u vu në pranga nga Policia.

Në momentin e arrestimit ai u shpreh shumë i habitur që ishte shpallur në kërkim dhe jo vetëm kaq, por ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me 2 vite e 10 muaj burgim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Xega kishte qenë në shtëpinë e shtetasit Pilo Pando, 60 vjeç, kur gjatë një debati për motive të dobëta, kishte tentuar ta digjte me benzinë.

Ai fillimisht u arrestua por më pas u la për tu hetuar në gjendje të lirë.

Edhe pse fillimisht u hetua për plagosje të lehtë, akuza ndryshoi pas raportit mjeko-ligjor që përcaktoi akuzën “Plagosje e rëndë me dashje.

Shkaku i sherrit ka qenë një tokë e pretenduar nga të dy palët.