Dogjani: “Tjetër avion droge në Sukth” , policia: E ndoqëm por nuk u ul

482
Sigal

Deputeti demokrat Asllan Dogjani ka dhënë alarmin sonte në
seancën plenare duke deklaruar se një tjetër avion me drogë është ulur në
periferi të Durrësit, në Sukth.

Menjëherë
ka reaguar Policia e Durrësit, e cila pohon se avioni ka qenë me turistë, duke
dhënë edhe itinerarin. Sipas policisë, avioni ka fluturuar nga ora 16:00 deri
në 17:00 mbi Gjirin e Lalzit por nuk është ulur.