Dogana ilegale për kontrabandistët e mineraleve

598
Sigal

Hapen “dogana private” me Kosovën për kamionët me mineral kromi. Kështu, Policia e Kukësit ka komunikuar zyrtarisht bllokimin e dy automjeteve të tonazhit të rëndë me krom teksa, po tentonin të kalonin pa dokumente në drejtim të Kosovës. Mesa duket, tashmë kjo përbën linjën e radhës në trafikimin e mineralit të kromit. Këtë e konfirmon për “Telegraf” edhe Kryesindikalisti, Kol Nikolla, i cili shprehet se, “ka vite, që të paktën kromi i Tropojës, nëpërmjet dokumentesh të falsifikuara, shkon në një fabrikë përpunimi në Gjakovë të Kosovës, në bazë “marrëveshjesh”.

Si bëhet trafikimi?

Prej kohësh pronarët e karrierave të kromit dërgojnë krom në Devë të Kosovës. Pasi nxirret kromi, dërgohet në Has, e prej aty e merr një firmë nga Kosova, duke e dërguar në një fabrikë të pasurimit të kromit në Devë të Gjakovës. Për transportin e mineralit përdoret emri dhe vula e një subjekti të licencuar, sigurisht me mbështetjen e policëve të korruptuar. Ngarkimi i mineralit bëhet në Has e pastaj shkon deri në fabrikën e pasurimit të Kromit në Devë të Gjakovës. Ndërsa pronarët e Kosovës pranojnë faktin që merren prej vitesh me krom në Has e Tropojë dhe e kalojnë atë pa problem në doganën e Qafë-Prushit, mjafton që të paguajnë renderën minerale.

Kukës: Ndalohen dy persona për transport të mineralit të kromit pa dokumentacion

Është ndaluar në mesnatën e të mërkurës  një shtetas ndërsa po transportonte  pa asnjë dokumentacion me mjetin e tij  mineral kromi. Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit, Jaho Caushaj, tha se, “është ndaluar në flagrancë  shtetasi Gani Oruci, 43 vjeç, banor i lagjes së re të qytetit të Kukësit, pasi po transportonte  pa asnjë dokumentacion  me mjetin e tij tip “Man”  me targë AA 832 HO mineral kromi. Në cilësinë e provës materiale u krye bllokimi i mjetit, ndërsa kanë nisur hetimet për evidentimin e lidhjeve të  tij me persona të tjerë.